Enkeleda Toska

Të implikuar në trafikun e arabëve, ndalohet drejtuesja bashkë me zyrtarët e Kufirit dhe Migracionit Tiranë (EMRAT)

3 Qershor 2020, 18:16| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 07:49

  • Share

TIRANE-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka ndaluar drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të arabëve. Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra dhe ndaloi zinxhirin drejtues në drejtorisë së Migracionit Tiranë.  

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së deklaron se mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin e klandestinëve, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë
Besnik Zela me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë
Altin Hasani me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë
Albana Metko specialiste në DRKM, Tiranë

Sipas SHÇBA-së ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me persona të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e të huajve me leje qëndrimi.

"Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme" thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqipëri. Zyrtarët e ndaluar akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh", kryer në bashkëpunim. SHÇBA njofton se hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie.

Ndërkohë që në datë 27 maj 2020, SHÇBA-ja thekson se nisi hetimin disiplinor për "Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë", ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen Adelina Lita specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policisë, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde dhe ligjit për të huajt, në plotësimin e praktikave të aplikimit për leje qëndrimi të shtetasve të huaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jam i majt: 04/06/2020 10:13

    Kur shikoj keto gjera me neveritet shqiperia kur mendoja qe e keqja e ketij vendi qe sali berisha gaboja e keni qelbur fare banda qe mbajn oeng qytete dhe perkrahen nga ninistra e drejtora policie blinda sikur jemi meksik per kete votuam per te arrit ne kete gjendja mendoja se sali berisha eshte e keqja me e mir

    Përgjigju
  • Alfons: 04/06/2020 09:47

    Po per ish drejtoren e durresit lindita nushi ???ska ndonje mase pasi ju arrestuan 5 police te porti dhe linditen thjesht e transferuan ,por policet pa bekimin e drejtorit nuk vjedhin,por peshku eshte qelbut nga koka dmth ardi veliu.

    Përgjigju
  • Fitim: 04/06/2020 09:46

    Lidhni dhe Merkaj se pa OK e ati nuk behet asgje ne pikat kufitare.e keni qelbur fare.bie era mut dhe bixg ne te kater anet

    Përgjigju
  • Adi: 04/06/2020 09:03

    Ptu felliqesira te korruptuara. Ju jeni turpi Shqiperise dhe policise, sidomos kjo laraska e trajniar dhe nga FBI. Kjo meriton denim shembullor

    Përgjigju
  • Arben: 04/06/2020 08:10

    po ai Drejtori i Kufirit Merkaj nuk do arrestohet?peshku qelbet nga koka...

    Përgjigju
  • Leo: 04/06/2020 07:38

    Duhet te varen

    Përgjigju
  • Iris: 04/06/2020 02:37

    /MM/te njejtet qe trafikojne arabet.

    Përgjigju
  • Faiku: 04/06/2020 01:35

    Minimumi qe duhen te marin esht 10 vjet burg me gjykatat qe kemi ne maksimumi qe mund ti japin esht 10 dit hakkk puhhh shtet i korruptuar

    Përgjigju
  • Aristidhi: 03/06/2020 23:29

    Denojini me minimumi 15 vjet secilin nga keta majmune qe po na nxijne faqen. Do na rikthejne vizat per shkak te ketyre palacove te korruptuar ne policine e shtetit

    Përgjigju
  • O me det: 03/06/2020 21:31

    Kjo eshte ajo qe ka mbaruar specilizim te fbi ne amerik e imagjinon te tjeret

    Përgjigju
    • hahah: 04/06/2020 16:20

      ca te duket FBI-ja??? nje muti jane tan

  • MM: 03/06/2020 21:29

    Investigim I sajuar, per te ardhur keq qe njerez me virtyte shume te larta perfundojn ne kurthe te tilla. Nuk Di po Shqiptaret kush I trafikon neper bote, meqe arabet e paskan rrugen nga shqipria.

    Përgjigju
    • Ala: 04/06/2020 01:26

      ku ushin keto virtytet e larta keto pacavure ishin koke e kembe te perlyer pak a shume do e shohim,po sa per virtyte prit pak

    • PPp: 04/06/2020 00:19

      Investigim i sajuar apo i kapur nga keta legenat që kemi ne krye se ashtu jan dhe shoket e ketyre që vazhdojne te drejtojne , por dhe ata pak e nga pak do e hajne vet koken . Minj dhe njerez pa moral

  • O KAFSH: 03/06/2020 21:23

    NË ÇDO VËND TË BOTËS PROKURORIA MERET ME ARESTIMIN E QARTËSIMIT TË ÇDO VEPRIMI TË KTYRE FËLLIQSIRAVE. PRANDAJ O KAFSH MOS JA FUT PORDHËS. SE DËNIMIN E ARESTIMIN E JEP URDHËRIN GJUKATA. KTA SKAN NGA E LUAJN SUMËN SKAN KU SHKOJN PËRVEÇ BURGUT. RAC PLER DREJTORESH TJETRA ME ROG PRALL ÇFAR DONTE MË SHUM KJO NDRIKUL. PTY RAC PISE.

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/06/2020 18:53

    Po penalisht nuk do ti ndoqni apo do mjaftoheni vetem me pezullim?! Yyyyyt! Askush nuk denohet ne kete vend, mjerë!

    Përgjigju
    • Eri: 03/06/2020 22:18

      Fakti qe i kane ndaluar dmth qe do hetohen e do ndiqen penalisht se kot ste ndalon njeri. E di ca dmth ndaluar apo e ngaterron me ndonje fjale tjeter?

    • Turp para Amerikes: 03/06/2020 21:40

      Kjo Krye Plehra "Toska"qe eshte trajnuar ne FBI Amerike me parate e shtetit Amerikan, trafikon shtetas Arabe, perfshi anetar te ISIS qe jane armiq te betuar te Amerikes. Ohhhh ... hapu dhe, e perpije kete kara kurve, qe para Lekut nuk ka as moral e as princip. Turp. Le ta kallin ne Burg dhe ti sekustrojne pasurite, per te shpagiar shtetin Amerikan.

    • Genti: 03/06/2020 21:17

      Sa mire ja kane bere drejtoreshes,shume femer ordinere dhe hajdute

    • njeriu: 03/06/2020 20:03

      prokuroria ben hetimin o zoteri, kjo eshte masa paraprake

    • Santa Quaranta: 03/06/2020 19:40

      Pse nuk te pelqen qe fakti qe i kane ndaluar?!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?