Gentian Malindi (aktualisht në arrati), për të cilin SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen e 137 kg kokainë e ardhur nga Pireu i Greqisë dhe e kapur në portin e Durrësit, duke e çuar në Gjykatë, ka depozituar padi për prokurorin Edvin Kondili dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu për “shperdorim detyre” .
Gazetari Arsen Rusta raporton se në padinë e dorëzuar nga lir Malindi, babai dhe njëkohësisht avokati i të akuzuarit, thuhet se Malindi nuk e kishte të tijën drogën dhe se sipas tij ai akuzohet për të mbrojtur bosët e drogës.
"Qysh në fillim Prokuroria për Krimet e Rënda duhej të kishte arrestuar këta shpifës të ndyre të Policise së Shtetit dhe të kishte ngritur akuzën per “Shperdorim detyre” apo tjetër mbasi i mbrojturi prej meje Gentian Malindi nuk ishte hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtor me një vendim te Formes së Prerë (Prezumimi i pafajsise). Këto mënyra të daljes para opinionit publik nuk i ka bërë as Adolf Hitleri. Dhe për këtë i kërkoj kësaj Prokurorie zonjës Donika Prela që të fillojë procedimin për drejtorin e rradhës së Policisë së Pergjithshme (Ardi Veliun) dhe gjithë ata qe kane nxjerrë sekretet e hetimit (Edvin Kondili) në pazarin e orkestrës kriminale të shtypit shqiptar që kakarisin për suksesin imagjinar te Policisë shqiptare ku në mes të ditës ne sytë e saj u vodh orizi i kthyer ne kokainë nga kontenieret nën vëzhgimin e rreptë të saj”, thuhet në denoncim.
Dosja është dërguar në Gjykatë dhe lidhur me këtë çështje janë marrë të pandehur 3 persona. Më konkretisht, Gentian Malindi (aktualisht në arrati), si organizator i akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si edhe dy bashkëpunëtorët Altin Myslihaka dhe Adrian Bega. Sipas SPAK, tre të pandehurit janë bashkautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë, të sekuestruar në 4 (katër) kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi, ngjarje e ndodhur në muajt gusht – shtator 2019.
Aktualisht për këtë ngarkesë qëndrojnë në qeli dy persona, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Mislihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për biznesmenin durrsak Gentian Malindi.
Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.
Kallëzimi i plotë:
Zoti Prokurori i Pergjithshem!
Duke u nisur nga njoftimet e televizioneve dhe shtypit te shkruar nga ana e Prokurorise eshte dhene informacioni se Kondili ka perfunduar hetimet e procedimit penal 167 e vitit 2019 si dhe jane dhene pasazhe nga dosja hetimore perj 1900 faqesh si dhe foto me ngjyra qe ne avokatet nuki i kemi.Kjo eshte edhe njehere shkelje e sekretit hetimor dhe nje praktike kriminale e SPAK-ut dhe personalisht e Kondilit kur akoma nuk ka filluar gjykimi ne fazen fillestare.Qe ketu ky prokuror ka shperdoruar detyren dhe duhet te meret i pandehur dhe te arestohet.Nuk shkohet me keshtu zoti Prokuror i Pergjithsem.Deklaroni se Shqiperia eshte Republike e bananeve dhe pastaj beni si tju vije qejfi.Mjaft me shkeljet e te Drejtave te Shtetasve shqiptar qe nuk jane shpallur fajtor!
Ne Kerkesen Ankimore ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda te te akuzuarit Gendian Malindi e ndodhur ne fashikullin prej 1900 faqesh ne daten 8 tetor 2019 pa bere 20 dite nga ngjarja e vjedhjes se orizit ne portin e Durresit midis te tjerave ne faqen e pare te kesaj ankese thuhet:
“Qysh ne fillim Prokuroria per Krimet e Renda duhej te kishte arrestuar keta shpifes te ndyre te Policise se Shtetit dhe te kishte ngritur akuzen per “Shperdorim detyre” apo tjeter mbasi i mbrojturi prej meje Gentian Malindi nuk ishte hetuar,gjykuar dhe shpallur fajtor me nje vendim te Formes se Prere (Prezumimi i pafajsise).Keto menyra te daljes para opinionit publik nuk i ka bere as Adolf Hitleri.Dhe per kete i kerkoj kesaj Prokurorie zonjes Donika Prela qe te filloj procedimin per drejtorin e rradhes se Policise se Pergjithshme (Ardi Veliun) dhe gjithe ata qe kane nxjere sekretet e hetimit (Edvin Kondili) ne pazarin e orkesters kriminale te shtypit shqiptar dhe televizioneve qe kakarisin per suksesin imagjinar te Policise shqiptare ku ne mes te dites ne syte e saj u vodh orizi i kthyer ne kokaine nga kontenieret nen vezhgimin e rrept te saj”.
Ju sqarojme!
Ne daten 19 shtator 2019 ne portin e Durresit u vodhe nje sasi orizi qe sipas prokurorit Edvin Kondili kishte te bente me “dorzimin e kontrolluar” dhe zvendesimin e kokaines ne kontenieret e shtetasit Eduart Dauti i cili edhe ne dy raste te tjera ishte kapur ne Malte.
Mbi kete baze filloi procedimi penal 185 i vitit 2019 per “grup te strukturuar kriminal” etj kunder tre te akuzuarit,Gentian Malindi,Ardian Bega dhe Altin Myslihaka i cili u arestua 4 dite me vone ne 24 shtator 2019 duke pire kafe me gruan e tij ne nje lokal prane shtepise se tij tek “Ura e Dajlanit”.
Ne daten 25 shtator 2019 shtetasi Ardi Veliu drejtor i Policise se Shtetit,shtetasi Edvin Kondili prokuror ne SPAK bene nje konference per shtyp me te gjithe televizionet ku shpallen kapjen e autorve te cilet kishin vjedhur orizin e markes se famshme “Skott” ardhur nga Greqia.Ata informuan opinionin publik gjoja per suksesin e operacioneve policeske te tyre se autoret e ketij krimi do ti shkojne drejtesise.
Qe ketu filloi akuza e pa drejte per Gentian Malindin,Ardian Begen dhe Altin Myslihaka mbi bazen e paragjykimit te te ashuquajturve autor te vepres penale te vjedhjes se orizit dhe me nje urrejtje dhe keqadashje te dy keta shtetas Kondili dhe polici Ardi Veliu filluan hetimet me qellimin e vetem qe te denonin tre te pafajshem me asnje prove direkte por me kallzimin e nje te semuri psiqik Ardian Bega i cili ne daten 20 shtator 2019 ne dy ore kishte dhene tre deklarime ku i dyti dhe i treti ishin mare ne te njejten ore dhe ne te njejten dite.
Dalja e ketyre shtetasve Kondili dhe polici Veliu per te deklaruar fitoren imagjinare pa filluar hetimet ishte nje veprim kriminal dhe politike mbasi nuk mund te akuzohet asnje shtetas fajtor pa u mare Vendimi i Formes se Prere duke u shpallur fajtor.Kjo metode e Kondilit dhe policit Veliu eshte praktike anti Kushtetuese mbasi vjen ne kundershtim me Nenin 30 te saj,me Nenin 4 te Kodit te Procedures Penale si dhe me Artikullin 11 te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriutqe ka te beje me “Presumimin e pafajsise”.
I gjithe hetimi filloi me kete psikoze per te renduar te dyshuarit me prova krejtesisht indirekte mbasi mungonte flagranca,gjurmimet telefonike dhe pergjimet ambientale apo ato ne ambientet e hapura.Mungonin gjurmet e gishtrinjeve ne pakot e orizit apo dhe kacavida qe kishte hapur kapaket apo dhe dy vidat nuk u gjenden gjurme ADN.
Te vetmet gjurme qe u gjenden tek pakot me oriz ishin ato te OPGJ Ermal Milori te cilat gjurme Kondili i perjashtonte nga dyshimi.Kondili duhet te na shpjegoje se cfare donin keto gjurme te Milorit ne pakot e orizit.Mos ky OPGJ eshte pjese e nje grupi tjeter te po ketij procedimi 185 viti 2019 qe u bashkua me procedimin nr. 82 po te ketij viti ne nje te vetem me nr 167 e vitit 2019?Ky grup eshte survejuar para vjedhjes se orizit dhe pas tij ku ne fashikullin e hetimit te Kondilit prej 1900 faqesh dalin me dhjetra makina,shtetas qe survejohen por qe nuk kane lidhje me tre te akuzuaerut Gentian Malindi,Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.
Eshte interesant se 2,3 dite para vjedhjes ne daten 19 shtator 2019 e gjithe policia e shtetit kishte zbarkuar ne portin e Durresit ku ne proces verbalet sekrete sipas urdherit te Kondilit shkruhet per daten 19 shtator 2019 se:
Ora 5 e mengjesit. Asgje.
Ora 8 e mengjesit: Asgje
Ora 20:34 e mbremies ju komunikua se kishte levizje te sinjalit ne nje nga kontenieret.Grupet e vezhgimit u vendosen ne levizje duke u perqendruar ne zonen e daljes se kontenierve nga krahu ku jane edhe agjensite pasi zhvendosja e sinjalit behej nga ai drejtim. Nga verifikimet ne terren nuk u konstatua asnje levizje ne zonen e konteniereve.
“Se ne oren 20:44 e mbremjes u konstatua nga nje pallat 10 katesh nje person me cante-thes ne dore ,qe sic deklaroi me vone kur u pyet per here te pare mbas 450 ditesh arresti ne burg ne 25 nentor 2020 se ishte vet i pandehuri Altin Myslihaka dhe tha pa kurfare ndrojtje se ishte aty per te mare hekurat qe ti shiste dhe te mbante familjen mbasi nuk kishte buke per te ushqyer dy femijet e tij qe se bashku me gruan e tij Eva shpeshe here kane lypur lemosha neper rruget e Durresit .Mbajtja e te akuzuarit Altin Myslihaka pa u pyetur per 450 ditesh ose 15 muaj rresht dhe vetem diten e shpaljes se akuzes ne 25 nentor 2020 u pyet rreth ngjarjes eshte e qellimshme dhe kriminale nga Edvin Kondili me qellim rendimin e pa drejte te akuzes kunder tre te pandeurit e pa fajshem nga ana e Kondilit dhe manipulimin e provave.
Sipas kartes se lejes se hyrjes ne port i pandeuri Gentian Malindi ka hyre ne ora 20:06 minuta dhe ka dale ne 20:45 minuta. Kerkoj te pyetni Kondilin se bashku me bashkepuntorin e tij policin Ardi Veliun se:
-Kur u aktivizua sinjali?
Pse ajo dyzine policesh nuk bllokoi portin dhe te kapeshin fajtoret sa po sinjali i GPS u “zgjua” ne ora 20.34 te asaj mbremje te dates 19 shtator 2019?
Apo orizi ishte vjedhur disa kohe me pare se te hynin ne port Gentian Malindi me dy miqte e tjere.
A le per te deshiruar kjo humbje totale vigjilence per te cilen Kondili dhe polici Ardi Veliu kishte ngritur ne kembe gjithe Policine e Shtetit per te mbrojtur orizin dhe nga kjo vjedhje e ketij orizi e pesoi Drejtori i Policise vendore te Durresit qe mbas dy ditesh u shkarkua me urdher te kryeministirt Edi Rama dhe u emrua ne Akademine e Policise ne Sauk te Tiranes? Kishte biseda telefonike ky Drejtor Policie i Durresit me persona qe ishin vene nen pergjim?A eshte pyetur ish Drejtori i Policise Vendore te Durresit ne lidhje me kete operacion gjigand te Policise se Shtetit?Pse friksohet Kondili per te mos pyetur ish Drejtorin e Policise Vendore per deshtimin e te ashuquajturit Operacioni “Orizi Skott” sipas kerkeses sone.
Nga ora 20:34 deri ne oren 20:44 para se te akuzuarit te dilnin nga porti me orizin e vjedhur ne 20.45 minuta sipas hyrjeve dhe daljeve elektronike,a ishin 10 minuta ne dispozicion qe te ngrihej ne alarme Policia e Shtetit e gjithe gjendur ne cdo cep te portit por dikush i kishte frenuar mbasi une avokati i te akuzuarit Gentian Malindit dyshoj se kjo ishte veper e organizuar ne menyre mafioze e Policise se Shtetit te Ardi Veliut sic e parashtrova me larte me qellimin e caktuar qe vet ata e dine pse e organizuan.Dalja nga porti sipas cekimit tek porta nr 2 u be ne ora 20:45 minuta dhe ishte krejtesisht normale dhe e rregullt dhe pa u shqetesuar dhe duke u pershendetur me personat e Sigurise Portuale dhe policet e shumte civil dhe te veshur me uniforme qe gjendeshin ne portin e Durresit nga sheshi i kontenierve ku u nisen me makine deri tek hyrja nr 2 e portit per te siguruar orizin.
Ja cfare thote deshmitari i Kondilit kryekontrollori i sigurise se turnit te dyte te portit te Durresit Bujar Maci ne daten 20 shtator 2019 ne ora 03.00 mbas mesnate kur eshte pyetur nga OPGJ Sami Gjyzeli:
Pyetje:Zona e sherbimit ne hyrjen nr 2 te portit kush person ka qene me sherbim dhe a ka raportuar per ndonje cenim te sigurise ne mbremjen e dates 19 shtator 2019.
Pergjigje:”Lidhur me pyetjen qe me behet kam per te shpjeguar se une gjate instruktazhit kam caktuar me sherbim ne hyrjen nr 2 personelin e sigurise Mefail Fasliun dhe Luan Osma.Prej tyre une nuk kam marre asnje njoftim cenimi sigurie.”
Sic shifet deri ne oren 21.16 .50 sekonda te dates 19 shtator 2019 policia nuk ka reaguar aspak dhe eshte njoftuar nga Salla Operative e Pergjimeve Tirane se GPS me pakot e orizit ka ndaluar tek tynelet e Shkembit te Kavajes perball hotel “Leonardo”.
Po keshtu deshmitari i Kondilit,Bashkim Haka i pyetur nga OPGJ Ermal Milori deklaron ne faqen dy se:
Pyetje:Zona e sherbimit ku ju keni qene ne daten 19 shtator 2019 a eshte monitoruar me kamera sigurie?
Pergjigje:Lidhur me pyetjen qe me behet kam per te shpjeguar se une me sa kam dieni zona e sherbimit ku une kam qene mbikqyret nga kamerat e sigurise gjate gjithe 24 orve dhe kete e monitoron salla operative qe ne keni ne godinen e FSAP.
Pyetje:Ne zona e sherbimit ku ju keni qene ne daten 19 shtator 2019 a kini pare persona te dyshimt qe te marin pako ne kontenierte dhe te largoen,ne se po me cfare mjeti?
Pergjigje:Lidhur me pyetjen qe me behet kam per te shpjeguar se une gjate kohes qe kam qene ne kete sektor nuk kam pare persona qe te hyjne ne terminal te hapin kontenieret dhe te mernin prej andej pako apo te afroen dhe largoen me mjete.
Gjithshtu deshmitari i Kondilit Myslym Xhaferi me detyre punonjes i sigurie i portit Durres deklaron para OPGJ Ermal Milorit per hyrjet dhe daljet ne porte se:
“Ka raste qe lejet ditore nuk funksionojne dhe ne jemi te detyruar te perdorim lejet tona per te hapur trarin.”
Kjo tregon se ne portin e Durresit mund te hyjne dhe te dalin pa u identifikuar pa perjashtuar se personeli punonjes hyne ne kembe dhe bicikleta dhe keta nuk figurojne ne listat e rregjistrimit elektronik.Une personalisht ne daten 18 dhjetor 2020 para dite hyra me nje makine te nje shoku dhe bera fotot qe do tja dorzoj Gjykates pa me pyetur kush dhe pa mare vesh asnje si hyra.
Ne daten 7 tetor 2019 ora 09:00 jane kontrolluar filmime me kamera te Drejtorise se Doganave po te dates 19 shtator 2019 te sekuestruara ne portin e Durresit nga Edvin Kondili,qe ne orare bien ne kundershtim me njera tjetren, por pa asnje interes per hetimin dhe gjykimin.E vetmja pamje me interes per ne avokatet eshte se keto kamera kane filmuar Altin Myslihaka te cilat jane fiksuar ne proces verbalin e kesaj date ne 7 tetor2019 dhe ne faqen nr 4 nga OPGJ Ermal Milori thuhet e bardha ne te zeze se:
“Ne oren 20.12 minuta,konstatohet Altin Myslihaka i veshur sportiv dhe me nje jelek me ngjyre te verdhe me fasha fosforeshente,i cili ka ndezur nje cigare dhe sa po ka hyre ne terminalin e kontenierve.”
Ky i akuzuar ka shkuar te vjedhi orizin e markes “Skott” krejtesisht i qete dhe me cigare po hyne ne sheshin e kontenierve me xhepat bosh per te kryer aksionin e rrezikshem per rrembimin e orizit qe sipas Kondilit dhe policit Ardi Veliu kushtoka 10 milion euro ne sasine 137 kg e ashuquajtur “kokaine”.Vetem nje i cmendur mund te kryente kete aksion me cigare ne dore ne syte e dhjetra policve nga Tirana qe kishte derguar ate dite ne 19 shtator 2019 polici Ardi Veliu nen drejtimin e Kondilit dhe me thesin apo canten e tij ngarkoi 137 kg oriz kur vet ai nuk peshon me shume se 60-65 kg ne nje largesi 900-1200 metro ngjitur me portin e ri te peshkimit.
Ne deklarimet e personit qe ka dijeni per ngjarjen shtetasi Ermir Kuci ne daten 20 shtator 2019 ne oren 02.00 mbas mes nate ,me profesion teknik frigoriferash konteniersh deshmitar i SPAK-ut i pyetur nga oficeri i policise gjyqesore Sami Gjyzeli ne lidhje me ngjarjen e vjedhjes se orizit te markes “Skott”, ai do te deklaronte:
“Sot ne daten 19 shtator 2019 rreth ores 19.50 (ne tabletin e Kompanise zyrtarisht e ka 19 45 minuta) jam njoftuar nga kompania e konkretisht Kristel Prifti nepunesi i saj per dy difekte qe jane ne kontenieret tip frigorifer me numer MNBU 3910796 dhe MNBU 3131724 (ketij te fundit ju vodhe orizi) per renje te temperatures dhe menjehere jam paraqitur ne terminalin prane kontenierve.Tek kontenieri me numer MNBU 3132724 konstatova demtime te pjeses ballore te kontenierit si lirim te vidave ku disa prej vidave ishin ne asfalt beton dhe pak me tutje ndodhej nje kacavide e kuqe.Une nuk bera asnje veprim dhe menjehere pas konstatimit njoftova manazherin operacional te kompanise StelaMare zotin Ervin Fezja ku i tregova per demtimin e kontenierit.Pas kesaj Ervini njoftoi punonjesit e sigurise ne baze te procedures dhe me pas aty erdhen dhe forcat e policise ku une i shpjegova per cfare kisha konstatuar”.
Fshehja e deklarates se teknikut te frigoriferit Ermir Kuci ne perfundimin e hetimeve dhe mos citimi i saj si dhe mbyllja e hetimit pa u pyetur Kristel Prifti dhe Ervin Fezja te cilet u lajmeruan nga deshmitari i prokurorise Ermir Kuci dhe qe nuk u pyeten perbene nje krim monstruoz qe do te thote se Edvin Kondili ka fshehur provat e verteta si dhe mbulimin e veprimtarise se te tjerve qe vodhen orizin nepernjet OPGJ Ermal Milorit.Ai justifikohet se Ermir Kuci ka hyre ne portin e Durresit ne oren 22 te dates 19 shtator 2019.Kondili ne vend qe te thellonte hetimet per nje grup tjeter te strukturuar kriminal ku nje nga kriminelet eshte edhe OPGJ Ermal Milori se bashku me pronarin e bananeve Eduart Dauti etj. ai kerkon te fshehi provat. Ne grupin e tyre qellimisht akuzon persona te tjere se gjoja ata jane autoret e vertete te vjedhjes se orizit tek kontenieret.Per kete kerkojme qe nga kompania e kontenierve ku punon Ermir Kuci te prononcohet ne lidhje me orarin e konstatimit te difektit te kontenierve me numer MNBU 3910796 dhe MNBU 3131724 dhe ballafaqimin me Tabletin elektronik zyrtar te punes (nese nuk jane fshire sipas procedurave vjetore) qe tregon se Ermir Kuci ariti tek kontenierit per te pare difektin ne ora 19.45 minuta por ne friksoheni se ai do te kete presion nga policia dhe nga vet Edvin Kondili,pra zonja gjyqatre te thiret para jush nen “betim” te deklaroj ato qe tha dhe u fiksuan para OPGJ Sami Gjyzeli.Keta police se bashku me Kondilin jam i bindur qe do friksojne deshmitaret me qellimin e poshter per tja u veshur vepren penale te tre te pandeurve ne kete gjykim.
Ne deklarimin e tij deshmitari i SPAK-ut Ermir Kuci deklaron se ai eshte lajmeruar dhe ka mbritur tek kontenieret 10-15 munita para ores 20 te dates 19 shtator 2019.Ne tabletin e tij zyrtar ne se ekziston akoma eshte fiksuar ora 19,45 minuta te cilen une e kam pare vizualisht.Zakonisht kur punonjesit e Portit hyjne ne kembe ose me biciklet ata nuk cekojn tek hyrja nr 2 nga ku hyne per dite deshmitari i Kondilit Ervin Kuci mbasi per vet punen qe ka tekniku i frigoriferve Ermir Kuci ai hyne e del ne 24 ore mbi dhjete here pa cekuar.Po keshtu ate dite ka hyre edhe OPGJ e Kondilit ,Roven Bleta i cili eshte rregjistuar elektornikisht brenda terminalit te kontenierve por jo ne hyrjen dhe daljen e portit te Durresit.
I akuzuari Gentian Malindi ka cekuar me karten elektronike ne hyrjen 4 te Portit, zyrtarisht ne ora 20,06 minuta.Vjedhja e orizit ka ndodhur shume kohe para ores 19,45-50 minuta ose 20 pa 10-15 minuta ku ne vend ngjarje vajti tekniku i frigoriferve te kompanise se bananeve me pronar te dyshuarin prej meje Eduard Dauti qe zoti Edvin Kondili e perkedhel me nje deklarat pafajsie e cila eshte administruar ne fashikullin voluminoz te hetimit prej 1900 faqesh. Ermir Kuci deklarone se ishte ai qe lajmeroi eproret e tij dhe me pas u lajmerua edhe Policia e Shtetit.Ne kete rast per kete deshtim skandaloz kjo polici inskenoi gjithe ngjarjen sikur te akuzuarit Gentian Malindi,Ardian Bega dhe Altin Myslihaka e kishin kryer kete akt kriminal ku dy prej tyre i perplasi ne burg dhe tjetri ne arrati kur ishte vertetuar katerciperisht se kontenieri ishte hapur para ores 20.06 minuta.Prandaj une kam me shume se nje vit qe kam denoncuar neper gazeta dhe televizione se kriminelet e vertete jane brenda Policise se Shtetit me Ardi Veliun ne krye dhe te tjere larte tij.Nuk eshte rastesi qe u gjeten gjurmet e gishtrinjve OPGJ Ermal Milori i cili nen petkun e kryesuesit te hetimeve fillestare te kesaj ceshtje deri ne Greqi ne Pire dhe kryesori qysh mbas grabitjes se orizit inskenoi ngjarjen sikur autoret e kesaj vjedhje spetakolare ishin fatkeqesisht nje njeri i varfer qe mezi ushqen femijet Altin Myslihaka,oficeri i Sigurise Portuale nepunes i thjesht me nje rroge mujore sa per te jetuar Ardian Bega dhe Gentian Malindi qe me anijen e tij te peshkimit mban 6 familje me buke.Pyes Kondilin se cfare donin gjurmet e gishtrinjve te shtetasit Ermal Milorit tek pakot e orizit? Rastesi apo gabim.Jo.Ai duhet te pergjigjet mbasi nuk eshte i paster ne veprimtarine e tij policeske.Vetem te kuptojme se ai eshte raportuar publikisht nga shtypi shqiptar per aferen e vjedhjeve te votes si dhe akuzuar ne personat qe meren me droge sic e theksova ne fillim perben precedent qe mund te kryej edhe krime te tjera por qe mbulohen nga vet ata ose nga organet ligj zbatuese me bashkpunim edhe me SPAK-un.
Prandaj edhe pse kontenieret e ardhur me oriz ishin te rrethuar nga dhjetra police nuk u konstatua asnje levizje e dyshimte nga Policia e Shtetit apo nga ndonje nderyrje per te hapur kapaket e frigoriferit te kontenierve mbasi nje zhurme sa do e vogel do ishte ngritur alarmi per 10 sekonda dhe ishte bllokuar i gjithe porti qysh nga Ura e Dajlanit deri tek Tora e Durresit mbasi ne dipozicion sipas proces verbaleve sekrete te dates 18 dhe 19 shtator 2019 te OPGJ qe kishin ne survejim gjithe portin e Durresit me urrdher te Kondilit ishin vene dhjetra njerz,kamera,aparate fotografike dhe kamera speciale,5 moticikleta policie dhe mbi 10 makina civile dhe policie qe ishin ne gadishmeri te plote.Kondili kishte ngritur kete Task Force teper te fuqishme dhe ishte e pa mundur te vidhej orizi i famshem “Skott” qe kishte ardhur ne portin e Durresit.Prandaj une avokati dhe babai i te akuzuarit Gentian Malindi kam ngritur zerin se Gentiani dhe dy te tjeret e akuzuar nuk kane te bejne aspak me kete vjedhje dhe se ajo eshte bere nga vet policet e Ardi Veliut dhe besoj nuk jane te paket qe brenda tyre ka gangester,kriminel,hajdut,vrases apo funderina te shoqerise etj sic e ka vertetuar koha kur edhe nje pjese e deputetve te Parlamentit shqiptar te emruar nga Edi Rama dolen te tille felliqesira dhe plera te ndyra.Prandaj mungesa totale e provave per te tre te akuzuarit tregon ate se vjedhja e orizit eshte bere nga OPGJ Ermal Milori ne bashkpunim te cilit i dolen gjurmet e gishtrinjve ne pakot e orizit,pronari i bananeve Eduard Dauti dhe te tjere dhe qe nuk po hetohen nga Kondili.
Ashtu sic nuk jane thirur deshmitaret Kristel Prifti dhe Ervin Fezja e bere qellimisht nga Kondili ashtu nuk eshte thirur edhe deshmitarja jone e mbrojtjes zonja I. M. ku ka kontribuar dhe eshte ndihmuar nga i akuzuari Gentian Malindi ne nje biznes por me pa turpesi ne transkiptimin e bisedave telefonike me urdher te Kondilit transkiptuesi e cileson:
“Nr 3414.me date 10.06.2019 ora 10.30 min PD Gentian Malindi posedues i numerit 0692414773 ka bere nje bisede ne celular me (I. te dashuren e tij) posedues i numrit te celularit 00355699945751” dhe me tej biseda miqesore.
Kjo menyre e shprehur prej rrugacesh rrugesh eshte shkruajtur edhe disa here te tjera nga ky i ashuquajturi police me cilesimin e turpeshem dhe kriminal me urdher te Kondilit.
Ky polic i neveritshem qe duhet te flaket nga Policia Elton Shima si transkiptues ku ariti te konstatoj se zonja I. M. grua dhe nena e dy famijve eshte e dashura e Gentian Malindi? Turp,shpifje dhe krim zoti Prokuror i Pergjitheshem nga Kondili.
Tendenca dhe urrejtja e Edvin Kondilit dhe policit Ardi Veliu per Gentian Malindin dhe te dy te pandeurve te tjere, tregon se keta kane shperdoruar detyren edhe ne rastin e zonjes I.M. e cila nuk eshte pyetur qellimisht dhe shpifur kunder saj me urdher te Kondilit.Mbi bazen e urrejtjes dhe manipulimit te provave eshte filluar i gjithe hetimi i kesaj ceshtje qe ishte paragjykuar qysh me daljen kriminale ne televizjone te Edvin Kondilit dhe policit Ardi Veliu dhe qe vjen hapur ne kundershtim me Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut-Artikulli 11,Kushtetuten e Shqiperise Neni 30 dhe Nenin 4 te Kodit te Procedures Penale qe ka te beje me “Prezumimin e pafajsise” ku askush nuk quhet i denuar pa nje vendim te Formes se Prere.Te dy keta si Kondili dhe polici Ardi Veliu duheshin arestuar menjehere po te kishim nje shtet ligjor me organe te pa varuara mbasi dhe ligjet i kane bere per interesa te tyre qysh nga polici Ardi Veliu dhe kompania e tij deri tek shtetasi Edi Rama qe drejtojne Qeverine me Akte Normative duke perdhosur Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne menyren me kriminale.Te gjitha pergjimet telefonike shoqeroen me numrin 0692414773 qe sipas Kondilit i perkasin te pandeurit Gentian Malindit. Edhe pse nga transkiptimet lexojme biseda te punve normale ditore etj te tyre si dhe ordinere dhe shoqerore pa asnje interes per hetimin e prokurorise per “grup te strukturuar criminal” dhe ne nje rast te tyre kemi edhe shpifje dhe fyerje per zonjen I. M. qe qellimisht nuk eshte mare ne pyetje dhe qe marrin natyren klasike te “shperdorimit te detyres” te OPGJ Elton Shima qe ka bere transkiptimin dhe qe Kondili qellimisht e ka lejuar ti bashkangjitet dosjes me qellim diskreditimin pa te drejte te femres shqiptare sic e theksuam me larte.Zonja I.M. deshmitarja jone duhet te jap deshmine e saj qe te sqaroj poziten e Gentian Malindit ate nate rreth ores 21 te dates 19 shtator 2019 tek kodrat e Arapajt.
Zoti Prokuror i Pergjithshem.
I gjithe hetimi ka qene i paragjykuar,tendecioz dhe poshtrues dhe ne baze te provave te cilat mungojne ne kuptimin procedurial per te akuzuar njerz te pa fajshem me qellim mbulimin e autorve te vertete qe pa tjeter duhet te jene te policise ne bashkpunim edhe me SPAK-un mbasi i dyshuari nga mbrojtja OPGJ Ermal Milori eshte nje nga keta kriminel ne bashkpunim sipas meje qe ka drejtuar hetimin me porosine e Kondilit dhe policit Ardi Veliu me grupin e tij policesk dhe qe fatmiresisht per tre te akuzuarit,te dyshuarit te vertete OPGJ Milorit ju gjeten gjurmet e gishtrinjve per te demaskuar gjithe inskenimin e ketyre hetimeve qe absolutisht nuk provohet.Kerkojme i nderuar zoti Prokuror i Pergjithshem qe te na vihet ne dispozicion kaseta me pamjet filmike me ze dhe figure te daljes para opinionit shqiptar te policit Ardi Veliu dhe prokurorit Edvin Kondili ne date 25 shtator 2019 neper televizione dhe gazeta apo radio ku ata te dy ne bashkpunim paragjykojne dhe shpifin me paturpesi pa filluar hetimi kunder Gentian Malindit dhe dy te akuzuarit e tjere dhe qe perbene “shperdorim te paster te detyres” si dhe kane manipuluar provat me qellimin e caktuar kriminal per te denuar tre shtetas te pa fajshem dhe qe parashikohet nga Neni 248 i Kodit Penal ku thuhet:
“Kryerja ose mos kryerja e veprimeve a e mos veprimeve ne kundershtim me ligjin,qe perben mos mosperbushje te rregullt te detyres,nga personi qe ushtron funksione publike,kur i kane sjelle atij dhe personave te tjere perfitime matriale ose jo matriale te pa drejta a kane demtuar interesat e ligjeshme te shtetit,te shtetasve dhe te personave te tjere juridik ne se nuk perben veper tjeter penale denohet me burgim deri ne shtate vjet.”
Neni 301 dhe 302 i Kodit Penal eshte konsumuar per te akuzuarit nga une qysh ne 25 shtator 2019 dhe pas kesaj date nga te dy shtetasit Ardi Veliu dhe Edvin Kondili me qellimin kriminal qe te denohen tre te pa fajshem ne manipulimin e provave dhe fshehjen e tyre si dhe mos ballafaqimin e dy te akuzuarve Ardian Beges dhe Altin Myslihakes qe qellimisht ky i fundit u pyet mbas 450 ditve ose 15 muajve.I gjithe hetimi eshte bere me qellimin e keq per te denuar tre te pa fajshem dhe per te mbuluar veprimtarine kriminale te grupit te OPGJ Ermal Milore qe sic dyshojme ne e ka bere kete dhe here te tjera ne bashkpunim me pronarin e bananeve Eduart Dauti per llogari te shefave te tij.
Per keto arsye te filloj hetimi karshi ketyre shtetasve Edvin kondili dhe polici Ardi Veliu duke u mare te pandehur sipas dispozitave ligjore te me siperme ne Bazen Ligjore te kallzimit dhe duke pare rrezikshmerine e tyre ne manipulimin e provave me arrestimin e tyre.
Bajga bie mbi bajge.Malindi plak po perpiqet te shpetoje Malindin e ri.Si mund ta vesh ne diskutim nje operacion te filluar nga amerikanet e greket?!Djali jot eshte nje trafikant dhe duhet te shkoje para drejtesise patjeter!!
PërgjigjuGentjan mund të kesh të drejt, por paraqitu para drejtësis. Lëri pordhët e babait tënd avokat. Po të ket vulosur Z. Kondili se je fajtor, ke kryer pun. Suksese.
PërgjigjuNuk eshte hera e pare qe policia e shtetit manipulon prova.keta qelbesira per te ruajtur boset e krimit fabrikojne prova dhe ngjarje nga me mostruozet.por ketu ska shtet .Veliu eshte nje plehre por do mbaj pergjegjesi per te gjitha padrejtesit qe ka bere.
Përgjigju