Detaje të reja nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, ku u arrestuan 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.
Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.
Lajmi kryesor:
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
G.K/ReportTv.al