Drejtoresha e kufirit Enkeleda Toska

Trafiku i arabëve, Gjykata e Tiranës nxjerr nga qelia drejtoreshën e kufirit dhe efektivët! Lë në fuqi pezullim nga detyra

6 Qershor 2020, 15:43| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 15:46

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 6 personat e përfshirë në skemën e trafikimit të arabëve. Për pakistanezin Salim el Cheikh Joussef, gjykata ka caktuar masën për ndalim të tij për dalje nga vendi.

Për drejtoreshën e Kufirit dhe Migracionit, Enkeleda Toska dhe efektivët e përfshirë në trafikun e emigracionit Besnik Zela, Altin Hasani, Albana Metko është vendosur masa pezullim nga detyra dhe ushtrimi nga funksionet publike. Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim largimi nga vendi edhe për motrën e drejtoreshës së kufirit Enkeleda Toska, Suela Kaçabani, ku gjykata i ka bllokuar dhe sekuestruar pasaportën.

Zyrtarët e ndaluar akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh", kryer në bashkëpunim. SHÇBA njofton se hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie. Sipas SHÇBA-së ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me persona të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e të huajve me leje qëndrimi.  

Komento

Komente

  • Word Lex: 07/06/2020 07:23

    Me bablokun ne krahe nuk te kap as rufeja .ĺ

    Përgjigju
  • ymeri: 07/06/2020 00:08

    MALLKUAR qofsh moj grua e poshter ne shtate breza,,,,HELM E ZOKUM I BEFSH ATO LEKE PER VETE+ FEMIJET

    Përgjigju
  • Aristidh: 06/06/2020 17:37

    TURP! Duhet te largohemi nga ky vend i bukur me drejtesi qe qelbur e prokurori te kalbur. Po si e liruat kete felliqesire te korruptuar qe ka fituar miliona me trafik qeniesh njerezore?? Kjo laraske e shitur mund te kete faluar me gomone femra qe do dalin neper semaforet e europes. Tur turp turp, prej kesaj laraskes dhe burrit te saj+drejresise se kalbur rrezikojme te na kthekne vizat. Ptu fare e keqe

    Përgjigju
  • tiransi: 06/06/2020 17:33

    NUK I DEL rroga ketyre palacove,,,por duan edhe te vjedhin,,,,,ne burg do I hani ato leke mor pisa ,,mor ndyresira,,,edhe gra hajdute,,ptu,ptu,,,,vetem hile di te beje ky popull asnjehere nuk ecen me drejtesi,,,...edi rama denoji keta pisa me 10 vjet burg ,,dhe sekuestro te llogarive bankare dhe 10 vjet heqje e te drejtes te votimit,,,,qe te zene mend te tjeret,,..vetem me dru merrka vesh ky milet…,enveri ju vinte hakut,,.edhe police edhe hajdute,,,nuk ka ku rri me maskaralleku...ptu.ptu,ptu,,ju peshtyj ne fytyre mor te pafytyre…/////

    Përgjigju
  • vjeshta: 06/06/2020 16:40

    Dmth fajtore por nuk denohet!Duhet te formohet gjykata ushtarake!

    Përgjigju
  • Tironsii: 06/06/2020 16:27

    Shume e moderuar ne deklarat shcba&prokurori per kta trafikant nderkombtar te qenieve njerzore dhe Drejtues Polocie te koruptuar.... Valle a do ishin kaq misherues ndaj nje poloci te thjesht...!!! Sigurisht qe JO. "Ne te tilla ngjarje edhe shcba mer pjesen e saj per te mbyllur te dy syte,vesh,e goje....

    Përgjigju
  • sapa: 06/06/2020 16:03

    Si do ndodhte ndryshe ne vendin e hajduteve dhe krimineleve?a mund te denoje krimineli kriminelin?JO!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?