Ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, e arrestuar një ditë më parë nga Trafiqet e Tiranës me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe për t’i shitur pranë grupeve kriminale në kryeqytet, ka mohuar para hetuesve të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë.
Sipas saj, grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh. Në deklarimet e 22-vjeçares, ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe si sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim mbërritjen pa probleme në Tiranë.
Ndërkohë, 4 të tjerët e arrestuar, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj, kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos treguar asnjë detaj për shitjen e armëve, përfshirë këtu edhe emra të personave ku do të shiteshin në Tiranë.
Grupi hetimor pritet të analizojë në mënyrë të detajuar 5 aparatet e tyre celular për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale.
9 armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim. Njëlloj si për shitjen e tyre, grupi i djemve kanë mohuar të tregojnë edhe ku i kanë marrë dhe kujt i përkasin.
Justifikim qesharak! Ja ta zeme se nuk ishin arme,por persona sic pretendon kjo /policja/.Cilet jane personat qe kerkojne zakonisht /shoqerim/,/hapje rruge/ e /verzhgim/?-Jane politikanet,biznesmenet shume te pasur,V.I.P e artit,bashkepuntoret e drejtesise,njerezit e drejtesise dhe kriminelet kur livadhisin te lire.Duke perjashtuar 5 grupet e para per te cilet ka kush kujdeset dhe nuk e varin fatin e jetes se tyre ne duart e ketyre /mizave te kalit/ qe u arrestuan,mbeten vetem keta te fundit,pra kriminelet!Mos e fundos veten me thelle duke bere dhe shejtan budallain moj vajze!
Përgjigju22 vjece ko Edhe efektive. Ca bahet ne shipni
Përgjigju