Kronikë

Grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri/ I shpëtoi arrestimit gjatë operacionit tre muaj më parë në Tiranë, në pranga 41-vjeçari nga Kurbini! (EMRI)

26 Gusht, 10:09| Përditesimi: 26 Gusht, 10:28

  • Share

Kurbin- I kishte shpëtuar aksionit të tre muajve më parë për grupin e goditur të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, kapet në arrati 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës konfirmoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar ‘Puzzle” dhe shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit lokalizuan dhe prangosën Ritvan Keqin, banues në zonën e Fushë-Kuqes, në Kurbin.

“Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri”, bëri me dije policia vendore. 

Veprimet e tjera procedurale ndaj keqit do të kryhen nga Policia e Tiranës, e cila ka nisur edhe aksionin në fjalë tre muaj më parë, bashkë me Prokurorinë.

Operacioni për goditjen e trafikut të pistoletave nga Kosova në Shqipëri u krye më 30 maj, gjatë të cilit u arrestuan 10 persona, u shpallën në kërkim 2 të tjerë, mes të cilëve edhe Keqi, teksa u sekuestruan 14 armë e municione.

Sipas hetimeve, armët shiteshin deri në 2500 euro copa dhe Antitrafiqet e Tiranës morën 5 muaj kohë për hetimet.

Grupi e kishte bazën në Burrel, teksa siguronte armën në Kosovë dhe qytete të Shqipërisë dhe më pas i sillnin në Tiranë.

Dy të arrestuarit më 1 Prill, u kapën me 2 armë zjarri të dyshuara të trafikuara nga Kosova. Ndërsa hetimet për këtë grup kanë vijuar duke çuar në arrestime të reja. Operacioni u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë.

Policia bëri të mundur sekuestrimin e 14 armëve zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

EMRAT e të arresturave
1. Emirel Tusha, 32-vjeç
2. Leandro Haxhiaj, 21-vjeç
3. Fabricio Berberi, 26-vjeç
4.Rikardo Hajdaraj, 21-vjeç
5. Visar Murati, 23-vjeç
6. Kevin Farruku, 18-vjeç
7.Geraldo Muraj, 22-vjeç
8. Adriano Shehu, 23 vjeç
9. Altin Pajaziti ( i arrestuar më 1 prill)
10. Kadri Prushi ( i arrestuar 1 prill)
11. Ritvan Keqi, 38 vjeç, Kurbin, arrestuar 26 gusht
Në kërkim janë shpallur
1. A. N., 24-vjeç

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?