Roseljo Arifi dyshohet të jetë organizatori kryesor i grupit që niste drejt Anglisë armë të fshehura nëpër pajisje elektronike, duke shfrytëzuar linjat direkte të autobusëve që dërgojnë pako dhe porosi të shqiptarëve drejt familjarëve të tyre. Të dielën policia zbuloi brenda një televizori një pistoletë me silenciator të çmontuar plotësisht. Dy persona u arrestuan, Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç.
Para hetuesve, ata pranuan se kanë qenë në dijeni për dërgimin e armëve, por duke bërë përgjegjës, një të tretë, Roseljo Arifin, 20 vjeç, si ideatorin e këtij trafiku. Policia u ka sekuestruar të dyve celularët, ku janë gjetur biseda të shumta të tyre me Arifin ku diskutohet për dërgimin e pistoletave jashtë në Britani të Madhe, foto të armëve dhe diskutime për shitje. Dyshohet se të njëjtën veprimtari e kanë kryer edhe më herët, të paktën edhe 3 apo 4 herë, kryesisht përmes dërgimit të monopatinave elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasi: R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli”, njoftoi policia ditën e sotme.
Skema që përdornin për dërgimin e porosive ishte e thjeshtë. Kompanive të transportit u jepnin vetëm një numër celulari, dhe u kërkonin t’i merrnin në telefon kur të arrijnë që të vijnë t’i marrin, duke mos u dhënë asnjë emër marrësi. Megjithatë, policia përmes bisedave të mesazheve ka arritur të identifikojë një person pritës atje, i cili po verifikohet.
Grupi i të rinjve u tradhtua nga një dërgesë aspak normale drejt Britanisë së Madhe, një televizor, që zgjoi dyshimet e kompanisë së transportit. E njoftuar prej kësaj të fundit, policia e Komisariatit nr. 3 të kryeqytetit nuk e pati të vështirë. Brenda televizorit, u zbulua një pistoletë me selenciator, e ndarë në pjesë. Punonjësit e kompanisë i thanë policisë së të vetmen gjë që dinin dhe mbanin mend nga njerëzit që e sollën, ishte targa e makinës, e cila rezultoi e marrë me qira. Ata i dhanë policisë dhe një numër telefoni finlandez, përmes të cilit Roseljo Arifi, 20-vjeçari, i kishte kontaktuar. Por identifikimi i të treve u bë përmes kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ata kishin dorëzuar televizorin.
Roseljo Arifi dhe Segest Meti
Komente

Njeri prej tyre ishte shok ne Facebook me Ragip Gilen
PërgjigjuHaaaaa, sa te zgjuar qe jemi ne shqiptaret? Po pse televizor do dergosh ne Angli ti mor djal?
Përgjigju