TIRANE- Valter Osmani, shqiptari i Kosovës dyshohet se ishte koka kryesore e grupit që trafikonte armë të kalibrave të ndryshëm nga Kosova në Shqipëri dhe jo vetëm, i finalizuar të enjten (12 dhjetor 2024) nga 2 policitë tona, pas rreth 6 muajsh hetime intensive.
I riu u kap në Kosovë, por në vijim pritet të ekstradohet në vendin tonë pasi të gjitha provat kundër tij u gjetën në një banesë në zonën e “Kombinatit” në Tiranë, pasi aty qëndronte sa herë vinte për tregtinë e armëve.
Policia ushtroi kontrolle aty dhe gjeti pjesën më të madhe të armëve, ndërsa dyshohet se ky ambient është përdorur si bazë nga grupi për shitjen apo shkëmbimin e armëve. Valter Osmani bënte shpesh itinerarin Kosovë-Shqipëri për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë, me makina private apo autobus.
Kësaj here nuk përdoreshin vetëm para, por edhe kokainë. Burimet pranë Policisë së Tiranës i thanë Report Tv se një pistoletë shkëmbehej kryesisht me 20, 25 deri në 30 gramë kokainë, e cila në këtë rast kap vlerën e rreth 1 mijë eurove e më lartë, në varësi të llojit, cilësisë dhe vjetërsisë.
Në Tiranë u kapën 6 persona, mes të cilëve Euxhenio Manushi, i arrestuar pak ditë më parë, me pak më shumë se 1 kg kokainë pranë “Kthesës së Kamzës” me Klajdi Serjanin, nipin e Pajtim Serjanit. Manushi, përveç masës së parë për kokainën, i ngarkohet masë e dytë për grupin e armëve, pasi ai dyshohet të ketë qenë personi që ka shkëmbyer drogën me armë, të cilat më pas dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Ndërkohë, Report Tv mundi të siguroj edhe 5 fotot e të arrestuarve të tjerë në Tiranë, Endri Papa, Gersi Llozhi, Kleos Mucalliu, Tonin Shkambi dhe Aurel Manreka.
Nga vinin armët dhe si trafikoheshin?
Vendi i origjinës mendohet të jetë Turqia si armë sportive. Brenda territorit të Kosovës autoritetet atje dyshojnë se mund të kenë hyrë kontrabandë dhe më pas në një punishte që akoma nuk është gjetur, por që dyshohet të jetë në Ferizaj, të modifikoheshin në armë zjarri. Nga provat që janë bërë, modifikimi është i një cilësie të lartë dhe pistoletat apo armët më të mëdha automatike punojnë si armë zjarri më së miri. Grupi kriminal i trafikut të armëve u shkatërrua në kuadër të një operacioni të përbashkët me kontrolle në Tiranë, Prishtinë e Ferizaj dhe deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e dy shteteve shqiptare. Nga policia e Tiranës janë 10, prej të cilëve 4 më herët, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14.
Foto: Gersi Llozhi Kleos Mucalliu, Eugjenio Manushi
Foto:Endri Papa, Tonin Shkambi, Aurel Manreka
Foto: Valter Osmani
Endri Papa - i arrestuar në Tiranë
Gersi Llozhi - i arrestuar në Tiranë
Kleos Mucalliu - i arrestuar në Tiranë
Eugjenio Manushi - i arrestuar në Tiranë
Tonin Shkambi - i arrestuar në Tiranë
Aurel Manreka - i arrestuar në Tiranë
Bravo spaku qe po kodet krimin
PërgjigjuCa fytyrash si kapak pusete.
Përgjigju