Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Zv/drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, inspektuan sot paradite Piken e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Muriqan për të parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese në kuadër të sezonit turistik veror, por edhe goditjen e trafikut te klandestineve.
Ministri i Brendshëm ka kërkuar performancë të lartë nga punonjësit e policisë, shërbim sa më cilësor, eliminim të radhëve duke krijuar lehtësi, në kuadër të masave të marra, forcim të kontrollit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, si dhe rritjen e forcës goditëse në drejtim të goditjes së paligjshmërisë, falsifikimit të dokumenteve, kontrabandës, kalimit të paligjshëm të kufirit apo kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm nga vendet e treta që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet shtetit grek, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Ndërsa drejtori Ardi Veliu ka theksuar se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të mbështesë Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Shkodër me forca shtesë të FNSH-së apo shërbimeve të tjera si në Pikat e Kalimit në Muriqan, ashtu edhe në kufirin e gjelbër.
Drejtori i ri i kufirit Krenar Muça, ka theksuar se me palën malazeze kryejnë kontrolle të përbashkëta në pikat e kalimit si dhe patrullime të përbashkëta në kufirin jeshil dhe në liqenin e Shkodrës, për të parandaluar dhe goditur trafiqet e paligjshme.
Pak kohë më parë Mali i Zi ngriti shqetësimin për numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë nga Greqia përmes Shqipërisë, në Malin e Zi për në destinacionin final që është BE. Në kuadër edhe të planit të BE, Shqipëria ka nisur forcimin e kufijve për të bllokuar kalimin e emigrantëve.
ORE PALO MINISTER MOS BLLOKO DALJET ORE POR BLLOKO HYRJET..... SE DERI TANI KANE HYRE MBI 700 AZILANT DHE PO MBAHEN ME TAKSAT TONA SE SPO JA KTHENI ME GREQISE SIC E PARASHIKON LIGJI .... PO BENI LOJE TE PISET.... NDERKOHE QE MBANI ARABET SHQIPTARVE I NDERPTENI NDIHMEN EKONOMOKE.....PISA
PërgjigjuMinistri që po shënon suksese. Me mbështetjen që ka nga SH.B.A ,ky teknokrat dë bëj histori në drejtimin e ministris së brëndshme. Suksese z. Ministër.
PërgjigjuDuke rritur vigjilencen e rruajtjes se sigurise sigurisht qe do kemi nje sezon me te mire edhe ulje te kriminalitetit.
PërgjigjuPara sezonit turistik duhen mar masa te tilla. Super.
PërgjigjuKjo eshte strategji dhe realisht eshte nje strategji e mire sepse nga kufijt dhe menaxhimi i kufijve nis cdo gje .
PërgjigjuTe vjen mire kur shikon ministra qe e duan punen dhe zbresin ne teren se jemi mesuar ti shikojm ne intervista nga zyrat.
PërgjigjuPo po.e do shume ky aq shume sa nuk e ze gjumi naten.