Kronikë

Trafiku i klandestinëve, në kërkim 12 persona mes tyre dhe të afërmit e një VIP-i

22 Mars 2018, 15:17| Përditesimi: 22 Mars 2018, 15:47

  • Share

Foto që shihni në pamje i përket një prej disa intinerareve që 51 persona në hetim si grupi strukturuar kriminal i trafikut të shqiptarëve drejt SHBA-ve përdornin për të çuar ilegalisht në anën tjetër të oqeanit personat që paguanin nga 7 mijë paund deri në 30 mijë dollarë.

Sipas kësaj skice udhëtimi niste në rrugë tokësore duke kaluar fillimisht në Serbi, më pas në europë Gjermani, Spanjë dhe nga Spanja në Panama.

Aktualisht për këtë grup prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimin pasuror dhe në bashkëpunim me policinë po kryejnë kontrolle në të gjithë vëndin për kapjen e 12 personave në kërkim mes tyre dhe tre persona me shtetësi Bullgare.

Burime nga krimet e rënda sqaruan për Report Tv se dy shtetasit në kërkim Skënder dhe Shkëlqim.K me pseudonimin Keni dhe Jimmy janë shqiptarë me shtetësi Bullgare dhe janë xhaxhallarët e një personazhi publik shqiptar.

Dy ditë më parë krimet e rënda lanë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit mes tyre ciftin Muçollari që ishin poseduesit e bazës së falsifikimit të kartave të identititetit që përdoreshin nga personat që emigronin ilegalisht.

Në kuadër të këtij grupi kriminal u prangos edhe efektivi policisë Adriatik Bakiasi i cili gjatë operacionit “one if by land” spiunoi kolegët tek personi i hetuar Fuat Zaimi.

Komento

Komente

  • Xhina: 24/03/2018 15:42

    KUSH ESHTE VIPI SHQIPETARE ??????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?