Eldi Dizdari (Denis Matoshi)

Kronikë

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, koka e kartelit shqiptar të drogës Eldi Dizdari del në përgjimet e anëtarëve të Ndrangheta-s

12 Gusht 2021, 16:54| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 17:10

  • Share

Emri i Eldi Dizdarit i njohur edhe si Denis Matoshi, kryetari i bandës shqiptare të drogës "Kompania Bello" ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të "Ndrangheta-s", të arrestuar para disa muajsh në Itali dhe Gjermani. Pas hetimeve disavjeçare, autoritetet gjermane dhe antimafia italiane çuan në arrestimin e 32 mafiozëve të dyshuar në Itali dhe Gjermani, mes të cilëve edhe një nga anëtarët e klanit,  Sebastiano Giorgi i njohur si "Bacetto".

Bacetto ishte i vendosur në qytetin gjerman të Überlingen dhe  drejtonte një restorant italian të frekuentuar nga turistët, i cili në fakt ishte një mbulesë për biznesin e tij tjetër, drejtimin e një rruge të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Pikërisht në bisedat për trafikun e drogës të të arrestuarve, gjatë përgjimeve u përmend edhe emri i Denis Matoshit (Eldi Dizadri).

"Përmes Bacetto-s shumë anëtar të tjerë të Ndrangheta-s kanë kontaktuar me Denis Matoshin , një nga bosët e kartelit shqiptar "Kompania Bello". Matoshi udhëhoqi një bandë shqiptarësh në Roterdam dhe Antwerp, e cila mbikëqyri dërgesën e kokainës në Evropë nëpërmjet Amerikës Latine", thonë mediat spanjolle.

‘Kompania Bello’ u shkatërruar pas një hetimi 5 vjeçar nisur më 2015 pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai me emrin e rremë Denis Matoshi dhe pritet që të ekstradohet në Itali. Dizdari akuzohet për trafik droge mes Amerikës së Jugut dhe Evropës, ndërsa gjatë operacionit për arrestimin e tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Si funksiononte karteli "Kompania Bello"?

Report tv mëson se për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, 40-vjeçari i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Hollanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.

Si pastronin paratë?

Kriminelët pastronin paratë e tyre me një skemë të mirëmenduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?