Kronikë

Trafiku i kokainës/ Prokurori belg: Bandat shqiptare na rrënuan

9 Shkurt 2019, 14:14| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 14:17

  • Share

Bandat shqiptare në Belgjikë vijojnë që të jenë shqetësim në disa qytete, mes tyre Brugge. Në ditët e fundit ka dalë para gjykatës një shqiptar, Endri K. i cili akuzohet për trafik kokaine. 30-vjeçari shqiptar pas një viti qëndrim në Belgjikë u bë pjesë e rrjetit të trafikut.

Avokati i tij ka thënë para gjyqit se shqiptari, kokainën e merrte nga një person që njihej me emrin si “Mohamed nga Molenbeek”. Përveç burgut, shqiptari rrezikon edhe një gjobë sipas medieve belge.

Ndërkohë që prokurori i dosjes tha se qyteti i Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës. “Tregtia e kokainës është shumë fitimprurës për ata, është shumë e vështirë që ata ti nxjerrësh nga Brugge” tha prokurori.

Komento

Komente

  • Tirana: 09/02/2019 17:12

    Vetum nje i ka majtet shqiptaret e.xhoxha tash ishalla ju del flaka tanve se mir e keni se keni kritiku shokun enver.

    Përgjigju
    • Fredi: 10/02/2019 15:14

      Mos ha bajga se t shplajn trurin

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?