Trafiku i rënduar në fillim sezoni, ekspertët për Report Tv: Rrugët tona s'e përballojnë fluksin! Nga 15 qershori kufizohen oraret për mjetet e tonazhit të rëndë

10 Qershor, 16:33| Përditesimi: 10 Qershor, 17:06

  • Share

Me nisjen e sezonit veror, shtohet edhe qarkullimi i automjeteve duke sjell edhe trafik të rënduar në disa nga akse kryesore në vend.

Aksi më problematik mbetet aksi Tiranë-Durrës dhe rruga drejt Rinasit, ku ka radhë kilometrike automjetesh të cilat qëndrojnë në radhë për të shkuar në Aeroportin ‘Nënë Tereza’.

 Lidhur me këtë problematik u diskutua edhe sot në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku Gerard Baka, specialist i menaxhimit të trafikut urban në Policinë Rrugore u shpreh se problematika në këtë aks mund të zgjidhet vetëm pas përfundimit të aksit Vorë -Thumanë.

“Drejtuesit e mjeteve janë mësuar me aksin Tiranë -Durrës për të shkuar në Vlorë ose Sarandë, kur të hapet Vorë -Thumanë shpresojë që shumica të zgjedhin për të kaluar në këtë rrugë, për të bërë të mundur uljen e trafikut në aksin Tiranë -Rinas-Fushë Krujë. Janë shtuar fluturimet në Rinas dhe për 220 fluturime kemi dy mjete njëra që shkon të marr dikë dhe tjetra që shkon për ta çuar dikë, ai segment atë kapacitet ka deri sa të hapet segmenti tjetri Vorë- Thumanë”, tha ai. 

Në një lidhje Skype, Fatmir Hasho eksperti rrugor ngriti si shqetësimin edhe infrastrukturën jo të mirë që kanë rrugët në vend.

Ai udhëzojë drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë në oraret e fluksit, por të gjejnë orare më të favorshme për të udhëtuar. 

“Ne kemi rrugë të pamjaftueshme për të përballuar këtë fluks. Nga Hani Hotit në Fushë -Krujë ajo rrugë nuk e mban atë ngarkesë. Problemi për të vajtuar në Lezhë dhe në Shëngjin është vetëm ajo rrugë, numri i mjeteve shtohet dhe rrugët nuk e përballojnë. Drejtuesit e mjeteve të respektojnë këshillat e policisë rrugore dhe të gjejnë orare më të favorshme për të qarkulluar që të mundohemi që ta lirojmë pak trafikun”, tha ai.

Problematikë tjetër shqetësuese është edhe qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, që sipas Bakës merr zgjidhje me kufizimin e orarit për këto mjete që qarkullojnë në akseset kryesore në vend.  

“Nga 15 qershori futet në zbatimin kufizimi i orareve për mjetet e transportit të tonazhit rëndë në të gjitha segmentet kryesore në vend. Vjet në 15 qershor është futur në zbatim për mjete e tonazhit të rëndë, por autoveturat janë ato që krijojnë më shumë fluks”, tha ai.

Ndër të tjera, Gerard Baka bëri me dije se për të përballuar fluksin gjatë sezonit të verës janë shtuar edhe forcat policore në disa zona. 

“Duke filluar nga 1 qershori 2014 është vendosur në zbatim plani operacional lidhur me menaxhimin e fluksit për sezonin turistik veror. Janë shtuar forcat policore në disa zona, si në mbikalimin e Rinasit pasi atje janë shtuar fluturimet dhe ai segment rrugor ka fluks të shtuar të qarkullimit të automjeteve, po ashtu aksi Durrës -Tiranë ka një fluks të shtuar. Nuk ka ardhur akoma ai fluksi nga Kakavija, Hani i Hotit, Murriqani, Kapshtica, janë shtuar edhe ardhjet në rrugë detare si Vlora dhe Durrësi dhe të gjitha këto përkthehen në trafik. Situata është në kontroll, fluksi parashikohet të shtohet. Vitin e kaluar na gjeti të papërgatitur sepse kishte një fluks të madh turistësh, sepse Tirana vizitohej më shumë nga turistët pasi kishin vizituar qytetet bregdetare. Këtë vit kemi marr masa kemi shtuar forcat e policisë në segmentet kryesore, kemi shtuar matjet e shpejtësisë me radar në Tiranë Durrës, do vendosim në zbatim edhe dronët, pasi mjete futen në parakalime dhe shtojnë më shumë trafikun”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Infrastruktura: 10/06/2024 23:12

    Duhet Pune masive 2024-2027 te behen te gjith rruget duke nis nga mali ne fushe (inertet vijne nga lartesia ne fusha) ndaj faji mbetet vetem tek infrastruktura ! Turizmini do kete bum kete vit

    Përgjigju
  • Taulanti: 10/06/2024 18:41

    Oficer Karriere me Integritet. Respekte per shef Gerhardin nga nje ish kolegu yt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?