TIRANË - Eksperti i sigurisë rrugore, Fadil Likaj ishte sot në Report Tv, teksa foli situatën e qarkullimit rrugor në Shqipëri, ku janë shënuar disa aksidente tragjike me një bilanc prej 5 viktimash.
Me 5 viktima në vetëm 24 orë, ai theksoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se aksidentet e rënda janë rezultat i një kombinimi faktorësh, përfshirë parakalimet e gabuara, mungesën e ndriçimit rrugor dhe mosrespektimin e sinjalistikës.
"Është një bilanc shumë negativ, qoftë për ne si ekspertë dhe instancat ndër ministrore.5 të vdekur në një ditë, bilanc lufte. Referuar rasteve që kam parë, natyra e aksidenteve ka ndodhur për shkake të mos pozicionit, parakalimet e gabuara. Aksidentet dje ndodhën gjatë natës dhe ditës. Kishte reshje shiu dhe rrugët nuk i përgjigjen kushteve të qarkullimit të mjeteve. Shpesh mjetet nuk frenojnë në kohën kur drejtuesi veprim me sistem frenimi. Shumica e aksidenteve vjen nga mos zbatimi i rregullave të qarkullimit.
Edhe drejtuesit duhet të tregohen të përgjegjshëm në varësi të kushteve të rrugës. Nëse një rrugë ka probleme, entet vendosën sinjalizimin. Dhe drejtuesit duhet të respektojnë sinjalizimin rrugor. Enti pronar i rrugës ka bërë vlerësimin dhe e ka bërë qartë se nuk ecet më me shpejtësie se 60 apo 70 km. Drejtuesit e mjeteve mësohen se është interurbane dhe duhet të ecin me 90 km. Tiranë-Durrës, është kantier, ka segmente me 40 apo 20. Nëse ecet me 40 apo 20 a imagjino çfarë kolapsi bëhet. Nuk mundet të zhbllokohet", tha eksperti.
Likaj më pas rendit disa nga faktorët kryesorë të aksidenteve.
"Enti duhet të bëjë studimin e zonës. Nëse ka prezencë të lartë të këmbësorëve. Duhet të bëjë nënkalime apo mbikalime. Shpesh këmbësorët ndërpresin rrugën nga ana tjetër. do kemi humbje jetë apo dikush shkon në burg. Në shumë segmente do bëja thirrje të realizohet ndriçimi. Ashtu siç thatë në Lezhë-Shëngjin. Ka ngarkesë e madhe. Kur të bëhet zgjerimi, të bëhet ndriçimi. Parakalimet e gabuara vijnë se kushtet e rrugës nuk janë të duhura. Nuk besoj se shteti jonë ka problem të investoj në sistem ndriçimi. Duhet të bëhet inspektim i të gjithë zonave ku ka probleme të caktuara", vijoi eksperti Lika.
Ndërkohë propozon edhe disa masa si ndriçimin e domosdoshëm në zona me ngarkesë të lartë trafiku.
"Aksidentet me pasoja zakonisht vijnë kur ka rrugë të hapura. Duhen veprime i patrullimit me fenelina. Nëse ecet mbi norma, dhe konstatohet prezencë e policisë, rregullohet shpejtësia. Ka qenë një segment garash nga pallati me shigjeta deri në Elbasan, u aplikua monitorimi nga policia rrugore. Rregullonin shpejtësi.
Në disa momente gjoba e bën efektin. Por më shumë i bën agresiv. Policia duhet të punojë me parandalim. Gjoba më shumë i acaron", tha Lika.
Shkak të aksidenteve shpesh janë të rinjtë apo ata që sapo kanë marrë patentat.
"Grupmoshat e reja, të sapo patentuarit. Edhe ata që kanë 7-vjeçar apo 10-vjeçar. Do quanim të përfshirë apo shkaktarë. Për të folur në lidhje me shkaktarët duhen statistika të organeve të akuzës", thekson eksperti Lika.
Më tej, eksperti foli edhe për trafikun e shtuar dhe nga se shkaktohet ai në Tiranë.
"Ka një shtim të fluksit, kompanitë taksive janë rritur. Qytetarët përdorin transporton privat. Nuk mund të bësh transportimin e qytetarëve vetëm me autobus. Jemi në kryeqytet. Aktualisht transporti publik nuk është në kushtet e duhura. Nga momenti i mbarimit të rrugëve duhet të kemi shërbim transporti publik. Duhen masa për kompanitë e shërbimeve të marketeve dhe dyqaneve. Nuk mund të ketë çdo drejtues mjeti një polic nga prapa. Policia bashkiake duhet të jetë më fort", u shpreh ai.
Likaj kritikon projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi në dalje koristë ngushtohen duke krijuar një trafik të madh në qarkullim.
"Është bërë një projekt i madh. Si mundet për daljet që janë në fresk apo Paskuqan. Si mund të bëhet dalja nga rruga me dy korsi në një rrugë me një korsi? Si mundet ta bëjë ky inxhinier apo grup projektuesish të bëjnë një projekt me një dalje. Kjo do sjelli më shumë aksidente. Edhe tek mbikalimi i Selitës, në çdo nyje është i tillë fenomen", thekson Lika.
Më tej bëri dhe krahasimin me rrethrrotullimin e TEG-ut.
"Ish-sheshi Shqiponja nga siguria rrugore duhen vënë duart në kokë. Kur bëhet investimi, pse duhet të jemi në këtë formë. Tek rrethrrotullimi i TEG nuk ka trafik. Ka qarkullim. Në këto që ka vetëm një dalje nuk ka qarkullim, shkon radha 400 m", thotë Lika.
Komente

KESHTU ESHTE KUR I BENI PUNET PER TE VJEDHUR,,JO PER TE LIRUAR TRAFIKUN...KESAJ I THONE PUNE TE BERA ME B....THE....
Përgjigju