TIRANË- Qytetarët po vijojnë të përballen prej kohësh me një trafik të rënduar sidomos në Tiranë, që është kthyer në një shqetësim të madh. Pothuajse e pamundur të ‘çash’ rrugët, që sipas ekspertit rrugor Artur Sulçe është një problematikë që e shoqëron kryeqytetin prej vitesh, por bëhet edhe më e rënduar në fluksi e festave . Në një intervistë për Report Tv, eksperti analizon situatën dhe sugjeron disa zgjidhje për përmirësimin e trafikut urban.
“Në vendin tonë në dhjetor kur afrohen Krishtlindjet që vijnë shumë bashkatdhetarë, trafiku pothuajse fillon dhe rëndohet. Po të shohim faktin që nga 2013 kanë ik njerëz, por ne përsëri shohim trafik të parregulluar”, thotë ai.
Pika e parë të cilën e ngre si një shqetësim është fakti se nuk janë bërë si duhet matje të trafikut. Sulçe thekson se duhet studim i mirëfilltë i fluksit rrugore, që më pas do të sillte edhe në zgjidhje konkrete për menaxhimin e trafikut. Ai thotë se një ndër arsyet kryesore të këtij problemi është mosfunksionimi i plotë i transportit publik dhe mungesa e infrastrukturës për parkim.
Një nga zgjidhjet që Sulçe propozon është krijimi i linjave të dedikuara për autobusët, veçanërisht për të përshkruar e Unazën e Vogël. Sipas tij, jashtë perimetrit të Unazës së Vogël duhet të ngrihen pika parkimi, në mënyrë që qytetarët të lënë mjetet dhe të udhëtojnë me urban. Kjo sipas tij do të ulte numrin e mjeteve në rrugë.
“Kemi thënë për unazën që të bëheshin linja të dedikuara autobusi dhe të ishte me parametra të mira. Shumë nga njerëzit do i linin mjetet e tyre. Por, duke qenë një transport që nuk plotëson kërkesa imediate në të kuptuarit e fjalës kohë, kjo sjell që të gjithë qytetarët kryesisht në Tiranë, të marrin mjetet për të shkuar në punë. Të gjenden metoda që të lehtësohet transporti urban, elementi i parë.
Elementi i dytë, parkimet të bëhen jashtë Unazës së Vogël. Pra, të ketë linjën e autobusit dhe parkimet të janë jashtë kësaj unaze. Kjo do bëjë që qytetari që vjen nga Fresku, Kodra e Diellit, e lë mjetin në parkim dhe lëvizjet e tjera i bën me transport urban, por kur të plotësojë ato kritere teknike dhe orgonometrike për qytetarët. Urbani të shkojë në kohë, nga stacioni në stacion. Do rritet numri i personave që përdorin transportin publik. Në Unazë të hiqet parkimi, se detyrimi ligjor i shtetit është të realizojë transportin. Detyrimi është që ti transportohesh nga pika A dhe pika B. Ligjet ndërkombëtare dhe konventat janë për transportin publik”, thotë Sulçe.
Po ashtu një tjetër zgjidhje që ofron Sulçe është lehtësimi i trafikut rrugor me sinjalistikë të përkohshme. Ai thekson se koristë e rrugëve mund të ndryshohen në fasha orari të caktuar përmes sinjalistikave të përkohshme, me qëllim menaxhimin e fluksit të mjeteve.
“Ka qytete me numër mjetesh më të madh për numrin e banorëve dhe rrugëve, që nuk kanë trafikun e Tiranës sepse është i sistemuar. Të marrësh trafikun e Tiranës, ne e kemi trafik rrethor. Studimi duhej të ishte i plotë, duke u bërë matjet e trafikut për 1 vit në të gjitha drejtimet. Ku i kanë punët qytetarët? Drejt qendrës. Në mëngjes duhet me patjetër dy krosi në drejtim të qendrës dhe një në ngritje, e kundërta në orën 4-5, po largohen, e mbyll në ngjitje dhe 1 në zbritje.
Problematika jonë është që enti pronar i rrugëve që është bashkia, ka bërë shumë pak në lidhje me rrugët. Rrugët duhet të menaxhohen dhe kjo bëhet me matje, jo politikë. Sinjalistika dhe rrugët duhet të jenë fleksibël në këndvështrimin e drejtimeve të lëvizjeve, duke bërë studimin 1 vjeçar do ta ndryshojë orientimin e trafikut që t’i jepje zgjidhje dhe lehtësi.
Eksperti ndalet edhe shembujt në botë, duke thënë se përdorin semafor inteligjent, që adaptohen sipas fluksit të mjeteve në çdo moment, duke ofruar përparësi aty ku ka më shumë qarkullim.
"Semaforët bota i ka inteligjentë që shikon sa mjete vjen në një krah, sa në një tjetër dhe jep përparësi aty ku është fluksi më i madh. Zgjidhet me sinjalistikë të përkohshme”, vijon Sulçe.
Një tjetër masë që mund të ndihmojë është ndryshimi i orarit të punës.
“Institucionet shtetërore mund të alternojnë orarin. Të lihet një hapësirë, jo të gjithë të nisin punë në 8. Kjo bën një ulje të trafikut”, tha Sulçe.
Një nyje të cilën e konsideron problematike është zona e njohur si ish-sheshi Shqiponja, për të cilën thotë se as investimi nuk i dha zgjidhje.
“U bë sheshi Shqiponja. Vjen nga Durrësi e ke të bllokuar, ndërpriten dy flukset, ajo që vjen nga Kamza, ndërpritet me linjën tjetër që zbret nga Durrësi për në qendër. U bë gjithë ai investim dhe nuk iu dha zgjidhje. Zakonisht kemi transferim të problemit, jo zgjidhje. Duhet që trafiku urban të studiohet”, thekson Sulçe.
Eksperti shprehet se është bashkia që ka detyrimin të zgjidhë trafikun, në bashkëpunim me Policinë. Kritika ka edhe për Qendrën e Menaxhimit të Trafikut, për të cilin thotë se pothuajse është inekzistente, por vetëm vendos gjoba parkimi.
“S’kam parë të funksionojë ndonjëherë ajo qendra e menaxhimit të trafikut, vetëm për gjobat e parkimit. Enti pronar i rrugës është bashkia, ajo ka detyrim ligjor të zgjidh trafikun. Policia i vjen në ndihmë. Kur bashkëpunojnë i vjen zgjidhje. Ne jashtë s’kemi parë ndonjë polici. Shikojmë elementë të tjerë. Jemi i vetmi metropol në botë që kemi trafik edhe të shtunë e të diele”, vijoi ai.
Tiranën e quan si të vetmin metropol në botë që ka trafik edhe të shtunë edhe të dielë. Sipas tij, trafiku i kryeqytetit është një problem kompleks që kërkon zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.
O ‘ekspert’ ,je ish apo je akoma në lojë !? E pra si ish,duhet minimumi të kishe mendjen e @Sefer..që nuk eshte ekspert dhe është i saktë.Se i tillë dukesh meqë ke konstatuar dicka qe ka te beje me tranferimin e problemit dhe jo zgjidhjen,siç është rrethrrotullimi tek ‘zogu i zi’,tek ‘shqiponja’,,ku do te shtoja edhe tek nyje te tjera,si te kopshti zoologjik mbikalimi,tek qyteti nxenesve prap mbikalimi dhe ne te gjitha kryqezimet ne Tirane,ku asgje nuk eshte menduar per qytetaret,se ska asnje nënkalim per ta,a mbikalim.Nga ana tjeter,nuk u mendua per korsi te lire vetem per urbanët,por iu la ‘zgjidhja’ ca kalamajve qe kane msu kompjuterin dhe nuk njohin Tiranën në kompleksitetin e vet,sepse kanë vendos si prioritet te tyre korsine e biçikletave,e cila është luks për Tiranen,kur nuk eshte zgjidhur parkimi minimal nga ana tjeter i rezidenteve. Në qytetin qe jetoj une në USA,nje qytet i vjeter dhe turistik edhe pse ka rruge mjaftueshem te gjera,që ka dhe metro qe lidhet me qytetin me te afert,nuk kanë bërë korsi bicikletash edhe pse eshte e mundur,por nëse ne rruget me te ngushta te pjeses se vjeter te qytetit,i kanë lënë parkingje per rezidentet nga te dy krahet dhe me nji kalim,ne rruget e reja qe i takon pjeses me te re te qytetit ku rruget jane me te gjera,jane parkime me pagese.Edhe pse nje dendesi e madhe,kurr nuk ka trafik per shkaqe organizimi si këtu dhe gjithcka ështe ne sherbim te qytetarit.Dhe pikerisht ne zonat ku frekuentohen me shumice nga turistet,jane ndertuar parkingje tre katshe. Pra po them se ‘eksperti’ paçka se mund të jete më i mirë se keta qe kanë menaxhuar e menaxhojnë urbanistiken e Tiranes deri sot,përseri me idete qe jep ,do te bente gabime te njejta,mos edhe me keq,se ka mendesine e privimit te levizjes se lire,e cila nuk zgjidh gjë. Ngelet qe zgjidhja më e mire eshtte metroja,ku fillohet me nje linje dhe vazhdon me linja te tjera ne menyre graduale. Edhe Bangladeshi ka bere metro ne kryeqytet ,apo Etiopia,apo,apo…shume vende afrikane qe ne i zeme ne goje ne retorikat tona rendomte,duke shtremberuar nje realitet qe eshte ndryshe. Duhet te themi ate qe eshte,jemi vendi i vetem ne Europe qe nuk kemi akoma nje linje hekurudhore dhe kuptohet se sa inferior na bën ne ideja për të patur nje metro,aq më tepër kur ‘specialistët’ mund ta ken pare boten vetem si turiste dhe se dinë se si njerzit jetojne në ato vende. Sikur edhe tram te bejne e zgjidhin trafikun dhe mundesia eshte dhe kushton me pak.
PërgjigjuShqiperia eshte i vetmi vend ne Europe ku bllokohet rrethrrotullimi
PërgjigjuO "ekspert" , po pse nuk shtron çështjen që Tirana duhet të ket metron e saj??? Dita i ka ardhur( madje jemi shumë të vonuar). A nuk e zgjidh më mir problemin e qarkullimit, sikur transporti publik(autobuzat), të qarkullojn nën tokë??? Psh unaza por dhe linja Kinostudjo-Kombinat po të ishin nën tokë, e lehtësojnë jashtzakonisht trafikun, por dhe zvogëlojnë ndjeshëm kohën e udhëtimit!!! Po si gjithmon, jepni zgjidhje përjashtuese( pra, perjashtoni nga qarkullimi( parkimi), makinat e qytetarve qe gjoja të lehtësoni autibuzat!!! Po në këtë mënyrë nuk zgjidhni asgjo! Thjesht vështirësoni jetën e atyre që punojn kryesisht në zonat e qendrës, e i përjashtoni pa të drejtë në përdorimin e pronës publike, në këtë rast rrugët e qytetit!!) Vriteni pak mo thell mendjen o "ekspertë", e boll me eksperimente në kurriz të qytetarve!!!
PërgjigjuO mik, keta as nuk po e diskutojme metron (kjo eshte fatkeesi pet Tiranen), sepsen diskutim projektim zbatim do te pakten 15 vjet po ta nderojme kompani te huaja. Kuptohet nja 6-10 stacione jo me shume.
Psh ndërtoni një urë tjetër tek Brryli se e vjetra është ndërtuar për pesë makina dhe jo për 500 mijë!!
Përgjigjubla,,bla ..bla...muhabete koti nga "Eksperte " te cilet duhet te kishin folur pa u bere gjithe kjo gjurudhdi. Tani e metej do te jete perhere e me keq, rruget ato jane, nuk kane ku marrin te tjera. Makinat si rrjelloje e ndertimeve pa plan (sidomos pa parkim te brendshem) po shtohen.
Përgjigju