Polica Rrugore e Elbasanit kanë shtuar vigjilencën për menaxhimin e trafikut për të gjitha mjetet që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset "Qafë Thanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan".
Me anë të një njoftimi Rrugorja bën apel për drejtuesit e makinave që të kenë kujdes me shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë dhe mos të kryejnë parakalime të gabuara.
Ata theksojnë që drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor të që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.
Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan.
Ndërkohë, përfundimi i pushimeve për festat e fundviti, ka kthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre, gjë e cila ka krijuar trafik të rënduar në aksin Prrenjas- Librazhd dhe Librazhd -Elbasan, tek rrethrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, si dhe aksi Peqin -Elbasan.
Përfundimi i pushimeve për festat e fundviti, ka kthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre, gjë e cila ka krijuar trafik të rënduar në aksin Prrenjas- Librazhd dhe Librazhd -Elbasan.
Po ashtu, trafik i rënduar është krijuar edhe tek rrethrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, si dhe aksi Peqin -Elbasan.
Policia ka shtuar forcat në terren për të manaxhuar trafikun.