Trafiku në hyrje të Tiranës, pranë ish Sheshit Shqiponja, pasdite më 5 maj

Sociale

Trafiku kilometrik kthehet në makth për qytetarët në hyrje të Tiranës, autoritetet indiferente (FOTO)

5 Maj, 16:59| Përditesimi: 5 Maj, 17:08

  • Share

Tirana vazhdon të jetë një makth për shoferët dhe qytetarët në përgjithësi, me trafik të rënduar dhe autoritete indiferente ndaj këtij kaosi në qarkullimin rrugor.

Trafiku kilometrik krijohet herë pas herë dhe zgjat me orë, jo vetëm në rrugët e brendshme të kryqytetit, por edhe në ato hyrëse të saj.

Ndonëse numri i makinave në qarkullim është rritur ndjeshëm dhe Unaza e Madhe e hapur si një "arterie" e re për zhbllokimin e trafikut nuk po jep efektin e pritur, arsyeja kryesore e këtij ngërçi të përditshëm për shoferët e Tiranës dhe jo vetëm, është apatia e autoriteteve përkatëse ndaj problemit.

Efektivë të qarkullimit rrugor në rastin më të mirë janë të paktë, por në të vërtetë shpesh nuk duken fare.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 06/05/2025 11:12

    Rruga e teleferikut është bërë një makth për banorët e asaj zone. Arsyea, makinat parkojnë në të dy anët e rrugës, çka bllokon rendë trafikun. për të dalë nga kafeneja e Bajames deri te fresku duhen 30-45 min.Policia rrugore apo ajo bashkiake nuk duken gjëkundi. Që do të thotë: njëra anë e rrugës duhet të zbrazet plotësisht nga makinat e parkuara gabim. Vjen policia 1 apo 2 herë në muaj, vë 3-4 gjoba dhe aq. Duhet të vijë çdo ditë.

    Përgjigju
  • ana: 05/05/2025 20:23

    SHTET LESHI THUAJ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?