Altin Dumani dhe Departamenti Amerikan i Shtetit

Politikë

'Trafiku ndërkombëtar i drogës, kryefjalë e takimit të Dumanit në DASH', Qëndresa Qytetare: SHBA mbështet SPAK-un në këtë luftë

5 Shtator, 18:30| Përditesimi: 5 Shtator, 18:32

  • Share

Takimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit kishte në fokus të takimit luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës ku janë të përfshira grupet kriminale shqiptare.

Kështu thotë Qëndresa Qytetare në një reagim në rrjetet sociale, pas njoftimit të DASH që informoi se me Altin Dumanin u diskutua për luftën kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt.

Sipas Qëndresës Qytetare, hedhja e parave të drogës në ekonominë shqiptare ka nxitur krim dhe largimin nga vendi të qytetarëve.

Reagimi i plotë i Qëndresës Qytetare:

DASH “ekspozon” Shqipërinë si oaz të karteleve të drogës, SHBA mbështetje SPAK-utnë këtë luftë.

QQ: shqiptarët të mos qëndrojnë indiferentë!

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se kryefjalë e takimit me kreun e SPAK Altin Dumani kanë qënë grupet kriminale shqiptare që janë të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Lufta e përbashkët ndaj këtyre grupeve ishte qëllimi i takimit, teksa injektimi pa limit i parave të krimit në ekonomi ka nxitur, eksod, mjerim dhe krim.

Rënia e euros në nivele historike, kullat bosh të Tiranës që nuk përkojnë me realitetin e plogësht ekonomik të Shqipërisë janë fenomene për të cilat Qëndresa Qytetare ka ngritur alarmin prej vitesh.

Rritja e kostos së jetesës për familjet shqiptare i faturohet milionave të narkotrafikut që kanë hyrë në ekonomi dhe grupet kriminale kanë tentuar pushtimin e administratës, spitaleve, njësive vendore dhe janë angazhuar për të çuar përfaqësues në Parlament në të gjitha krahët politik.

Në këtë beteje SPAK qartazi ka marrë mbështetje nga SHBA, por koha është që shqiptarët të mos qëndrojnë indiferentë, pasi në nëse përballjen me shtetin e fitojnë bandat, Shqipëria mund të ketë fatin e trishtë të  shumë vendeve të Amerikës Latine.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?