Sezoni turistik ka rritur numrin e automjeteve që lëvizin në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, duke krijuar trafik të rënduar dhe shpesh herë kaos në lëvizje. Fluksi i cili pritet të jetë gjithnjë në rritje, ka vënë në lëvizje autoritetet ku për të menaxhuar më mirë qarkullimin dhe për të krijuar lehtësi në lëvizjen e qytetarëve dhe vizitorëve, Bashkia Lezhë ka ndërmarrë disa masa që kanë hyrë në fuqi prej datës 1 qershor.Me urdhër të bashkisë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në zonat turistike gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa automjetet që furnizojnë njësitë e shërbimit do të lejohen të lëvizin vetëm gjatë orëve të natës. Për të reduktuar ngarkesën në qendrën e Shëngjinit, janë hequr edhe parkingjet anësore përgjatë rrugës kryesore.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Fatjon Zefi bën të ditur se po punohet në koordinim edhe me pronarët privatë për të kthyer pronat e tyre në hapësira parkimi, me qëllim përmirësimin e situatës së trafikut dhe ofrimin e më shumë hapësirave për vizitorët.
Këto masa të ndërmarra nga Bashkia Lezhë në koordinim me policinë, synojnë të garantojnë lehtësira në lëvizje në zonat turistike të Shëngjinit dhe Talës.
Lajm në përditësim...
Komente
