Autoritetet çeke ka arrestuar 3 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku njëri prej tyre është me origjinë shqiptare. Hetimi nisi pas sekuestrimit në dy vitet e fundit të 1 ton 490 kg kokainë në arkat me banane në rrjetin e supermarketeve “Lidl”.
Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin, bëri të mundur edhe arrestimin e Jiri G., drejtuesin e departamentit të importit të fruta-perimeve në “Lidl”, raporton BILD.
"Sipas gjetjeve, anëtarët e grupit të organizuar kontrabanduan kokainë në arka bananeje nga vendet e Amerikës së Jugut nëpërmjet Hamburgut", tha kryeinspektorja Lucie Smoldasová.
Po ashtu u arrestua dhe një tjetër shtetas çek, Petr H., lidhjet e bosit çek të drogës Radovan Krejcir, një nga njerëzit më të pasur të Çekisë, i kërkuar në këtë vend për trafik droge dhe aktualisht në burg në Afrikën e Jugut.
Personi i tretë i arrestuar është një shtetas shqiptar, i cili ishte ndërkohë nën hetim për trafik droge nga autoritetet. Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një person, i cili jetonte në Pragë prej kohësh dhe ishte dënuar për trafik droge. Detajet e marrëveshjeve mes tyre për trafikimin e drogës thuhet se janë negociuar në dy dyqane veshjesh luksoze në qendër të Pragës.
Ai kishte lidhje në Amerikën e Jugut dhe në Portin e Hamburgut, nga ku vinte droga. Këto dërgesa erdhën fillimisht edhe në Gjermani nëpërmjet portit të Hamburgut. Rreth 840 kilogramë kokainë pasi mbërrinte në Hamburg, transportohej në Çeki në arka me banane të ngarkuar në kamionë. Vlera e rrugës ishte rreth 80 milionë euro! Sipas policisë, të dyshuarit rrezikojnë 10-18 vite burg.