Kronikë

Po trafikonin 2 armë nga Kosova në Tiranë për 10 mijë euro, dy në pranga! Blutë i ndoqën nga Morina, pistoletat prodhim belg (VIDEO)

1 Prill, 09:32| Përditesimi: 1 Prill, 16:22

  • Share

TIRANË- Dy shqiptarë të Kosovës u arrestuan për trafik armësh. Në pamje shihet momenti kur agjentë të policisë ndërhyjnë në një pikë karburanti në autostradën Lezhë-Fushë Krujë, pasi aty ndaloi një makinë tip “Volkswagen” me targa kosovare, në të cilën dyshohej se fshiheshin armë.

Policia e ndoqi makinën ngjyrë gri që prej momenteve që kaloi pikën kufitare të Morinës, pasi kishin marrë informacion se do të niseshin drejt Tiranës me qëllim trafikimin e armëve. Në të udhëtonin 2 persona, të cilët u arrestuan pasi në pjesën e përparme të makinës u gjetën 2 pistoleta. Trafikantët ishin munduar t’i fshehin mirë poshtë kofanos së makinës, por gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan.

Bëhet fjalë për 2 pistoleta prodhim belg i viteve të fundit, me njërën prej tyre model i veçantë. Me një pistoletë të ngjashme belge, e cila ka nisur të prodhohet që në 1912-ën, u vra Arqiduka Franz Ferdinand i Austrisë më 28 qershor 1914, në Sarajevë, çfarë çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Të dy pistoletat, sipas policisë, do të shiteshin në Tiranë me një çmim prej 10 mijë eurosh. 2 të arrestuarit nuk janë treguar bashkëpunues me policinë, pasi në seancën e marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të tregojnë ku do i shisnin armët.

"Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.  Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy banues në Kosovë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë - Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë", njoftoi policia. 

Njëri prej të arrestuarve, Kadri Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Policia nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në trafik armësh, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

1743506621_kadriprushialtinpajaziti.jpg

Dy të arrestuarit Kadri Prushi dhe Altin Pajaziti

Ora 13:24
Dalin FOTOT/ Ja kush janë dy shqiptarët e Kosovës që u kapën duke trafikuar armë! Njëri i dënuar në Zvicër për trafik droge

1743506621_kadriprushialtinpajaziti.jpg

Kadri Prushi dhe Altin Pajaziti

Report Tv ka siguruar fotot e dy personave të arrestuar nga Policia e Tiranës, të cilët u kapën duke trafikuar dy armë nga Kosova. Në foto shihni, Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia pasi ishin nisur për të shitur 2 pistoleta në Tiranë.

Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?