Kronikë

Trafikuan 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e arrestit në burg për bosin e 'Cinco-s' dhe dy vëllezërit Hoxhosmani

11 Shtator, 13:47| Përditesimi: 11 Shtator, 15:45

  • Share

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e arrestit në burg për vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj dhe Plarent Dervishajn, të akuzuar për trafikun e 6 tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Grupi i tyre u godit nga SPAK në korrik, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. 

Në pranga u vunë vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmeni Ermir Ndrejaj, Ilir Lloshaj, ndërsa dy të akuzarve te tjerë  Erion Alibej dhe Plarent Dervishajt iu komunikua masa nga qelia, pasi të dy ndodhen në paraburgim nën akuzë për një tjetër dosje, atë të Plumbit të Artë.

Ermir Ndreaj njihet për jetën e tij luksoze, pasi është pronar i disa kompanive dhe restoranteve të luksit. Ai ka qenë pronar i “Cinco Cavalli”, një ndër klubet më të njohura të jetës së natës. Ndërsa Klevis Hoxhosmani përflitet në media për lidhjen e tij me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu. 

SPAK e zbërtheu grupin kriminal në saj të komunikimeve në Sky Ecc dhe Encrochat. Ishte hetimi që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja që çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën. 

Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. 

SPAK ka të dokumentuar aktivitetin e tyre kryesisht në vitin 2020 ku tonelata droge kanë kaluar nga Ekuadori për në vendet e BE. Një ndihmë për zbardhjen e aktivitetit të  grupit ka dhënë edhe bashkëpuntori i drejtësisë Erjon Alibej, edhe ky pjese e ketij grupi. 

Njoftimi i plotë: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 11.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 57 akti, datë 03.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e E.N., K.H., A.H., P.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 77, datë 25.07.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar si e tillë nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim A.H., D.P (alias D.B., alias E.S.), E.N., P.D., K.H., E.A. (alias E.D., alias A.D.) dhe I.Ll.

Ankim ndaj vendimit nr. 78, datë 27.07.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim A.H., E.N., P.D., K.H., E.A. (alias E.D., alias A.D.) dhe I.Ll.”, dhe vendosi:

1.      Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 dhe të vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A.H.

2.       Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 dhe të vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin K.H.

3.       Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 dhe të vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin P.D.

4.      Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin E.N.

5.      Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari E.N. dhe mbrojtësi tij av. Ilirjan Muho, ndaj vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall më datë 11.09.2025.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?