Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e caktuara në mungesë, të arrestit në burg për 9 të arrestuarit nga Vlora, Berati e Kuçova, pjesë e 4 grupeve kriminale që drejtonin nga Shqipëria trafikun e drogës kryesisht asaj sintetike nga Spanja e Holanda drejt Finlandës.
Dy prej anëtarëve të grupeve kriminale që drejtonin aktivitetin nga Shqipëria ndodhen ende në kërkim
Këto grupe u goditën pak ditë më parë në një hetim të përbashkët të SPAK me autoritetet e Finlandës. Trafikantët kishin edhe laboratorë të përpunumit të drogës. Shqiptarët e arrestuar si truri i rrjetit të trafikut të drogës drejt Finlandës, në vendin tonë nuk kanë pasur cështje të hapura, dhe vazhdonin jetën qetësisht. Për ta, po vazhdon paralelisht hetimi pasuror.
Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
