Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me tre të tjerë ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip "Benz", të cilin e kishte marrë me qira në Zvicër.
Të katërt personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar në Shqipëri, një makinë luksoze të marrë me qira në Zvicër, të cilës i kanë hequr pajisjen GPS, me qëllim shitje.
Sakaq, u arrestua K. Ç. 53 vjeç, banues në Laç, si dhe u vunë nën hetim në gjendje të lirë D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç.
Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.
Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.