Gjykata e Fierit, në seancën e mëngjesit të sotëm (21 dhjetor) ka caktuar ‘arrest me burg’ për shtetasit Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Vlera’ ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove të trafikuara nga Greqia.
Në seancën e zhvilluar, i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit, duke mohuar akuzat ndaj tij për trafik të veprave arkeologjike me vlerë.
Në perfundim të seancës avokati i të arrestuarve, Ermal Hamataj ka deklaruar se e gjithë kjo është një “show” i nisur nga drejtoria e policisë së Fierit duke dënuar persona të paarsimuar në kushte ekstreme varfërie.
Sipas tij, të arrestuarit të cilët janë pjesëtarë të komunitetit rom, nuk e dinë as vlerën e ikonave dhe aq më pak të merren me trafikimin e tyre.
“Prokuroria dhe gjykata pretendojnë se ka më shumë prova lidhur me këtë çështje dhe se kanë bërë përgjime ambientale. Pritet ekspertimi. Megjithatë kam përshtypjen se e gjitha është një shoë. Kemi të bëjmë me persona të paarsimuar, që nuk ka shans të dinë vlerën e këtyre ikonave dhe veprave të artit. I kanë blerë me nga një apo 2 euro dhe i shesin në tregun vendas në këmbim të shumave të vogla monetare”- është shprehur mes të tjerave avokati.
Në 19 dhjetor, familjarët filmuan momentin kur policia hyri në banesën e anëtarëve të komunitetit rom, ku mbaheshin veprat e artit që dyshohet se janë trafikuar.
Kalemi 51-vjeç dhe Petani 57-vjeç akuzohen për veprat penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", "Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", të kryera në bashkëpunim.
Ende nuk dihet kush është 'koka' e këtij trafiku. Ndërkohë, policia ka njoftuar se do të bashkëpunojë me autoritetet greke për të zbardhur dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale dhe për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Gjatë operacionit të zhvilluar ditë më parë, u sekuestrua edhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.
Ndërsa objektet e sekuestruara do te dërgohen për ekspertim pranë Ministrisë së Kulturës.
Avokati qenka per tu arrestuar vete,i pashkolle fare! Kujt k plas se me apo pa shkolle? Te gjith jane njesoj,vodhe?Shko pirdhu e mbaj pergjegjesi! Keta edhe po te kishin in ne shkolle po hajdute do ishin! Ate karakter kane! Avokat idiot,ti duhesh pushuar nga puna se qeke pa filloren akoma!
PërgjigjuPo per te vjedh a kishin shkoll avokat leshi
Përgjigju