Trageti i djegur

Trageti me 500 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët, të paktën 37 persona të vdekur, 100 të plagosur

24 Dhjetor 2021, 08:25| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 08:32

  • Share

Të paktën 37 njerëz kanë vdekur në Bangladesh pasi një traget mori flakë natën e së premtes, ndërsa pasagjerët e tmerruar u hodhën në det për t’i shpëtuar zjarrit.

Tragjedia ndodhi në një lumë rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Bangaldeshit, Dhaka.

“Kemi gjetur 37 trupa. Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa u mbytën në lumë”, i tha AFP-së shefi i policisë lokale, Moinul Islam.

Zjarri sipas tij filloi në kabinën e motorit të tragetit. Pavarësisht së në traget ishte e lejuar të ishin 310 persona, në momentin e tragjedisë aty ishin të paktën 500 njerëz. Shumica prej tyre po ktheheshin në shtëpi nga kryeqyteti.

“Rreth 100 të lënduar nga djegiet janë dërguar në spitalet e Barisal”, tha Moinul Islam

Në muajin gusht të këtij viti, 21 persona humbën jetën kur u përplasën një varkë e mbushur me pasagjerë dhe një anije mallrash e ngarkuar me rërë. Ndërsa në dy aksidente të tjera në muajit prill dhe maj u vdiqën 54 persona.

Gjatë vitit të kaluar rreth 100 persona vdiqën si pasojë e si aksidenteve të anijeve./REL

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?