Bota

Tragjedi e shmangur për pak në Pantelleria: Përplasen në ajër tre avionë ushtarakë gjatë shfaqjes (VIDEO)

6 Maj, 18:52| Përditesimi: 6 Maj, 19:01

  • Share

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur në ishullin Pantelleria, gjatë një shfaqjeje akrobatike të organizuar nga “Frecce Tricolori”, patrulla ajrore akrobatike e Forcave Ajrore Italiane.

Tre avionë ushtarakë që merrnin pjesë në një fluturim stërvitor janë përplasur mes tyre në ajër, në rrethana që ende po hetohen, por sipas të dhënave të para, mund të jetë shkaktuar nga një përplasje me zogj (e njohur si bird strike).

Si pasojë e përplasjes, një nga avionët ka humbur njërin prej krahëve, ndërsa një tjetër ka mbetur pa një rrotë. Edhe pse fatmirësisht nuk pati viktima, një nga pilotët ka pësuar lëndime të konsiderueshme dhe është transportuar menjëherë në spital, ku dyshohet se ka fraktura.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas hapjes së bazës ushtarake për publikun, gjatë një aktiviteti që kishte marrë mbështetjen zyrtare të Bashkisë së Pantellerias. Shumë qytetarë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe panë me sytë e tyre momentet dramatike të incidentit në ajër.

Kryetari i Bashkisë së Pantellerias, në një deklaratë për mediat, u shpreh i tronditur, duke theksuar se “jemi përballur me një rrezik të madh, një tragjedi e vërtetë u shmang për pak”.

Autoritetet ushtarake dhe hetuesit kanë nisur menjëherë një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes dhe për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë ose problem teknik.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?