Ndeshjet e Milanos dhe Bergamos

Sport

'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite

18 Shkurt, 23:00| Përditesimi: 18 Shkurt, 23:20

  • Share

Feyenoord, Club Brugge, Bayern Munich dhe Benfica janë katër skuadrat e para nga faza play-off e Champions League që bashkohen në 1/8. Ndërkohë një tragjedi italiane ishte kjo e martë e 18 shkurtit për Milanin dhe Atalantën që u eliminuan në shtëpi nga Feyenoord dhe Club Brugge. Jashtë edhe Monaco me Celtic.

Në ‘San Siro’ Milani barazoi 1-1 me Feyenoord pas 90 minutave, por fitorja 1-0 e holandezëve në ndeshjen e parë i dha të drejtën e një bilete për më tej. Goli i Gimenez pas 35 sekondave nuk shërbeu, kjo edhe pasi Theo la të tijtë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq në minutën e 51, teksa më pas erdhi edhe goli i barazimit.

Në Bergamo vendasit e Atalantës u mposhtën 1-3 nga Club Brugge, me belgët që kishin fituar 2-1 edhe në ndeshjen e parë. 90 minuta në fushë për Gjimshitin që u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë.

Në Munich, Bayern barazoi 1-1 me Celtic, por falë fitores 1-2 në ndeshjen e parë janë bavarezët që kalojnë më tej. Kuhn në minutën e 63 shënoi për skocezët, ndërsa goli i barazimit erdhi nga Davies vetëm në limite, në shtesën e katërt.

Në Lisbonë vendasit e Benfices barazuan 3-3 kundër Monacos, por janë portugezët që kalojnë më tej falë fitores 0-1 të ndeshjes së parë.

Të mërkurë do zhvillohen edhe katër ndeshjet e tjera të kthimit në fazën play-off, nga ku do plotësohet edhe panorama me tetë skuadra që do plotësojnë fazën e 1/8.

Champions League, faza play-off:

E martë, 18 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit

18:45 Milan 1-1 Feyenoord (0-1)

21:00

Atalanta 1-3 Club Brugge (1-2)

Bayern Munich 1-1 Celtic (2-1)

Benfica 3-3 Monaco (1-0)

E mërkurë, 19 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit

18:45 Dortmund – Sporting Lisbone (3-0)

21:00

PSG – Brest (3-0)

PSV – Juventus (1-2)

Real Madrid – Manchester City (3-2)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Ora 20:56
Dramë në ‘San Siro’, Feyenoord nxjerr jashtë Champions League Milanin

Milani është jashtë Champions League. Në ndeshjen e kthimit në Itali, ekipi i Conceiccao barazoi 1-1 kundër Feyenoord në play-off dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-2 i jep lamtumirën eventit.

Sfida nisi mirë për kuqezinjtë që shënuan pas disa sekondave me Gimenez, ish-in e holandezëve që nuk festoi. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa minuta e 51 solli daljen me të kuqe të Theo, duke prishur ekuilibrat për vendasit.

Ishte Carranza në minutën e 73 që barazoi ndeshjen dhe paçka kohës së mbetur Milani nuk e dërgoi sfidën në shtesë.

Kështu me rezultatin 1-2 pas dy ndeshjeve Milani eliminohet nga Champions.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?