Një aksident ka ndodhur në Afganistan, ku si pasojë mbetën të vrarë 71 persona, përfshirë 17 fëmijë.
Një autobus që transportonte emigrantë të deportuar për në Kabul u përfshi nga flakët pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë, tha zëdhënësi i qeverisë provinciale Ahmadullah Muttaqi.
Sipas mediave të huaja, tragjedia ndodhi në provincën Herat të Afganistanit perëndimor. Përplasja masive shkaktoi një zjarr që përfshiu autobusin duke bllokuar pasagjerët brenda.
Komente
