Avioni i rrëzuar në Alaska

Bota

Tragjedi në Alaska, bie avioni, 10 viktima! Asnjë i mbijetuar

8 Shkurt, 07:56| Përditesimi: 8 Shkurt, 07:59

  • Share

Një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua në perëndim të Alaskës gjatë udhëtimit drejt qytetit Nome, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord. Rrënojat u gjetën të premten në ujërat e ngrira detare, konfirmuan autoritetet.

Sipas Rojes Bregdetare të SHBA, ekipet e shpëtimit lokalizuan mbetjet e avionit gjatë kërkimeve me helikopter. Avioni i kompanisë Bering Air, me 9 pasagjerë dhe një pilot, ishte nisur nga qyteti Unalakleet të enjten pasdite, por humbi kontaktin më pak se një orë më vonë.

Moti në zonë ishte i vështirë, me reshje të lehta dëbore, mjegull dhe temperatura deri në -8.3°C, sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë. Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?