Foto nga vendi i ngjarjes

Tragjedi në Amerikën e Jugut, përfshihet nga flakët konvikti i shkollës së mesme, ndërrojnë jetë 20 adoleshentë

22 Maj 2023, 16:51| Përditesimi: 22 Maj 2023, 16:54

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Amerikën e Jugut pas një zjarri të madh që përfshiu gjithë ndërtesën. Pak pas mesnatës të së hënës, një konvikti i shkollës së mesme në Guyana u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e 20 adoleshentëve.

Ndërsa dhjetëra persona janë plagosur, shumica e tyre vajza. Zjarrfikësit gjetën trupat e fëmijeve që kishin ndërruar jetë, së bashku në një cep të ndërtesës.

Vetëm një zjarrfikës ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për shkak se nuk pati ujë mjaftueshëm u detyrua të largohej për të kërkuar përforcime ndërkohë që ndërtesa digjej.

Dyshohet se shkak për zjarrin që shkaktoi tragjedinë, janë bërë kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta në këtë vend.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Është e tmerrshme, është e dhimbshme”, tha Irfaan Ali, presidenti i Guyanezit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?