Të paktën 19 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në kampusin e një shkolle në pjesën veriore të kryeqytetit Dhaka.
Ngjarja tragjike ndodhi në kampusin e Milestone School and College, në lagjen Uttara, në një kohë kur nxënësit ndodheshin në klasa apo po zhvillonin provime.
164 persona janë raportuar të plagosur, shumica prej tyre nxënës. Të plagosurit janë transportuar në disa spitale, përfshirë edhe një spital ushtarak.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimave.
‘Milestone School and College’ frekuentohet nga rreth 2,000 nxënës dhe ofron mësim nga arsimi fillor deri në klasën e 12-të.
Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Komente
