Margot Simond

Sport

Tragjedi në botën e skive, ndërron jetë gjatë stërvitjes 18-vjeçarja franceze Margot Simond

25 Prill, 08:26| Përditesimi: 25 Prill, 08:27

  • Share

FRANCË - Skiatorja premtuese franceze, 18-vjeçarja Margot Simond vdiq pasi u rrëzua gjatë stërvitjes në Val d'Isère, Savoy, njoftoi Federata Franceze e Skive. Prokuroria e Albertville ka hapur një hetim për rrethanat e tragjedisë.

Një tragjedi që të kujton atë të Matilde Lorenzit, skiatores italiane të ekipit kombëtar të të rinjve që humbi jetën pas një aksidenti gjatë stërvitjes në Alto Adige dhe që ngre edhe një herë çështjen e sigurisë në botën e skive alpine.

"Lëvizja sportive e skive ka mësuar për vdekjen tragjike të Margot Simond, një garuese e re premtuese", lexohet në një deklaratë të shkurtër nga FFS në X. Marsin e kaluar, Simond kishte fituar titullin e kampionit francez të sllallomit për të rinj.

Kampione kombëtare në kategorinë nën 18 vjeç, Margot këtë vit kishte debutuar në Kupën e Europës dhe kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj në Tarvisio.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?