Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Tragjedi në Egje, mbytet anija me 33 emigrantë midis tyre dhe dy vajza të mitura

23 Shtator, 13:25| Përditesimi: 23 Shtator, 13:32

  • Share

GREQI-Një mjet lundrimi me 33 emigrantë në bord është mbytur në brigjet e Greqisë. 3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë më të fundit të ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindror.

Sipas rojes bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.

Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pa mundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.

Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende,por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.

Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.

Të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit kurse trupat e viktimave në morg./Protothema.gr

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?