Anija turistike që raportohet se është mbytur

Bota

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet

25 Nëntor, 12:36| Përditesimi: 25 Nëntor, 12:59

  • Share

Egjipt- Të paktën 45 persona rezultojnë të zhdukur në ujërat territoriale të Egjiptit.

Mbytja e një varke turistike që shoqëronte zhytësit në Detin e Kuq në Egjipt raportohet paraprakisht se ka lënë të paktën 31 turistë të zhdukur.

14 anëtarë të ekuipazhit janë gjithashtu të zhdukur.

"Tridhjetë e një turistë të kombësive të ndryshme, së bashku me 14 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje turistike që ishte në një lundrim afër bregut të Marsa Alam", në Detin e Kuq në Egjipt, "janë të humbur", shkruan “La Repubblica” sot (25 Nëntor).

Kërkimet janë duke u zhvilluar me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme.

Lajmi mësohet nga burime të kualifikuara egjiptiane, të cilat nuk specifikojnë vendet e origjinës së turistëve, por edhe informacionet janë ende të rezervuara, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon. Mister mbeten edhe shkaqet e kësaj mbytjeje

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?