Ersekë- Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qinam, kur një banor mësohet se është goditur nga rrufeja, duke humbur edhe jetën në vend.
Gazetari i report Tv, Armand Braho, informon se nga veprimet paraprake, dyshohet se 65-vjeçari me inicialet A.A., ka ndërruar jetë si shkak i shkarkesës elektrike.
"Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njoftoi policia vendore.
Forcat e rendit kanë shkuar drejt vendngjarjes, për të hetuar dinamikën dhe rrethanat e saj.
Komente

Ngushellime! Metrologjia duhet te kete nje dikaster e cili informon per zonat me risk/hazard te goditjes nga rrufeja, kjo sherben per te parandaluar sadopak dhe rrit cilesine e sherbimeve metrologjike ne nje cilesi latente shume te avancuar! Jemi afer vend BE duhet të rrisim kudo mundemi cilesine! Ngushéllime per rastin
Përgjigju