E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar me shokët, mbytet në kanalin e Pojanit 21-vjeçari! Palombarët gjejnë trupin pas dy orësh kërkime (EMRI+VIDEO)

11 Gusht 2023, 13:19| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 14:45

  • Share

POJAN- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në kanalin e Pojanit në Fier mesditën e kësaj të premteje ku ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga Roskoveci.

I riu, Hamit Senka ishte duke peshkuar me miqtë e tij dhe aksidentalisht ra në kanal, prej të cilit nuk mundi të dalë dot. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 në fshatin Pojan.

Shërbimet e Policisë dhe palombarët gjetën pas dy orësh kërkime trupin e viktimës. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 14:42
U mbyt në kanalin e Pojanit në Fier, pas dy orësh kërkime palombarët gjejnë trupin e 21-vjeçarit

1691755563_fier.jpg

Pas kërkimeve të pandërprera përreth 2 orë nga shërbimet e Policisë Fier, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të pajetë të shtetasit H. S., 21 vjeç, i cili duke peshkuar në një kanal në Pojan, ra aksidentalisht dhe u mbyt në kanal.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?