Sport

Tragjedi në futbollin bullgar, rrufeja godet trajnerin! Humb jetën 41-vjeçari

30 Gusht 2021, 14:56| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 15:19

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin bullgar dhe jo vetëm. Trajneri i ekipit Botev, Ivan Rancev, ka humbur jetën pasi është goditur nga një rrufe .

Në një ndeshje kontrolli të skuadrës së Botev në Bullgari nisi një shi i madh me vetëtima që rezultoi fatal për trajnerin vendas. Rançev u godit nga rrufeja në orën 18:40 të pasdites, duke mbetur i shtrirë në tokë.

Disa mjekë që ishin prezent ndërhynë menjëherë, por konstatuan vetëm ndarjen nga jeta të trajnerit Rançev. Vetëtimat goditën gjithashtu edhe një futbollist, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?