Një ngjarje e rëndë e cilësuar edhe si tragjedi ka ndodhur në garat me motorë në Brazil. Në kampionatin kombëtar, të zhvilluar në qytetin Cascavel, dy pilotë humbën jetën pasi u përplasën në xhiron e parë.
42-vjeçari Andre Cardoso ra nga motori dhe më pas u përplas brutalisht nga 38-vjeçari Erico Rocha. Të dy u dërguan me urgjencë në spital, por me të mbërritur atje humbën jetën. Në shenjë zie gara u ndërpre.
Komento