288 persona raportohet se kanë humbur jetën e rreth 850 të tjerë janë plagosur nga një përplasje e trenave në shtetin lindor të Indisë, thonë zyrtarët.
Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në Balasore, tha kryesekretari i Odisha, Pradeep Jena.
Sipas të dhënave një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.
Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte i shqetësuar nga incidenti dhe mendimet e tij ishin me familjet e viktimave.
"Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e fatkeqësisë dhe e gjithë ndihma e mundshme po u jepet të prekurve," shkroi ai në Twitter.
Mukesh Pandit, i mbijetuari nga ngjarja tronditëse në Indi.
Përplasja e dy trena pasagjerësh dhe një treni mallrash në Indi, ka shkaktuar një tragjedi, ku 288 persona raportohet se kanë humbur jetën e rreth 850 të tjerë janë plagosur.
Girija Shankar Rath, banor i zonës ku ndodhi tragjedia ishte dëshmitar i përplasjes së frikshme
“Treni ku unë ndodhesha nuk po lëvizte nga vendi, pasi nga përplasja me trenin e mallrave doli nga shinat. Kishte kaos. Treni që vinte nga ana tjetër ishte Shalimar Express. Ai goditi Coromandel Express nga prapa. U dëgjua një zë i fortë. Rreth e rrotull kishte tym. Ishte kaotike dhe njerëzit vraponin në të gjitha drejtimet. Isha afër shinave dhe vendosa të vrapoja në vendngjarje. Filluam të nxjerrim disa nga pasagjerët e bllokuar. Ne arritëm të nxjerrim disa nga të mbijetuarit dhe disa trupa gjithashtu. Kishte aq shumë të plagosur, sa nuk dinim si t'i nxirrnim. U bë pak më e lehtë pasi punëtorët e shpëtimit arritën. Kjo punë vazhdoi pothuajse gjatë gjithë natës. Unë jam ende i shokuar dhe i tronditur nga ngjarja”, u shpreh dëshmirati që pa ngjarjen.
Nga përplasja e fuqishme mes 3 trenave, një i mbijetuar mes shumë të tjerëve të plagosur ka rrëfyer momentet e kaosit dhe panikut që përfshinë pasagjerët që po udhëtonin në tren.
Mukesh Pandit, i mbijetuari nga ngjarja tronditëse rrëfeu çdo ndjenjë që përjetoi nga përplasja e trenave.
“Isha në tren kur ndjemë një goditje të lehtë dhe treni doli nga shinat.U dëgjua një zhurmë e madhe dhe treni u përmbys. Unë u bllokova dhe u shpëtova pas gjysmë ore nga banorët vendas. Të gjitha gjërat tona ishin të shpërndara jashtë. Nuk gjeta asnjë prej tyre. Dola dhe u ula në tokë. Katër pasagjerë që udhëtonin nga fshati im kanë shpëtuar, por shumë njerëz janë të lënduar. Shumë njerëz vdiqën në autobusin me të cilin po udhëtoja. Ata që u plagosën rëndë u sollën në spital”, u shpreh pasagjeri që po udhëtonte në një nga trenat që u përplasën në Indi.