Tragjedi në Itali/ Shuhet familja shqiptare në aksident, vdesin nëna me foshnjën 2-vjeç, motra dhe vëllai i saj të mitur! Plagoset bashkëshorti, drejtues i mjetit (VIDEO)

31 Tetor 2022, 09:36| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 19:24

  • Share

Një tragjedi ka ndodhur në Itali, në Reggio Emilia, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje shqiptare. Shkak u bë një aksident i rëndë. Makina me të cilën po udhëtonin 5 anëtarët e familjes doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. Nëna 22-vjeçare, djali i saj 2 vjeç, ndërruan jetë ndërsa babai që po drejtonte makinën, Orjol Lame, 32-vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Reggio Emilia. 2 viktimat e tjerë janë vëllai (12 vjeç) dhe motra (8 vjeçe) e 22-vjeçares. 

Viktimat janë identifikuar si: Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar.

Policia italiane po punon për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ishte me shpejtësi kur dol inga rruga. Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari kishte mbërritur në Itali para disa muajsh me gruan e tij dhe djalin e vogël. Ata jetonin në Calerno dhe të dy prisnin dokumentet e nevojshme për të qëndruar në Itali dhe për t’u punësuar.

1667205134_page.jpg

Ora 17:51
Tragjedia në Itali/ Në mesin e viktimave, 22-vjeçarja që vdiq në ‘lule të rinisë’ bashkë me djalin 2-vjeç! Dëshmitari: Pash ferrin me sy!(FOTO)

Viktimat Shane Hyseni dhe Mattias Lame

Mediat italiane kanë publikuar foton e dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, 22-vjeçares Shane Hyseni dhe djalit të saj vetëm 2 -vjeç, Mattias Lame. Në makinë ishte dhe motra dhe vëllai i saj i mitur, të cilët  po ashtu humbën jetën. Ndërsa bashkëshorti i saj, Orjol Lame i cili drejtonte makinën ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zemërthyer dhe të dëshpëruar, familjarët mbërritën në vendngjarje, mjaft rëndë e përjetoi këtë ngjarje nëna e 22-vjeçares Shane Hyseni, e cila humbi fëmijët e saj dhe nipin e vogël 2-vjeçar. Mjekët e morën me barelë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhej.

Një dëshmitar i cili ka qenë i pranishëm kur ndodhi aksidenti automobilist tregoi se ka parë “ferrin me sy”. Makina me të cilën të pestë po udhëtonin në drejtim të Parmës, një “Fiat Stilo” raportohet se u përplas me një shtëpi të pabanuar, ku për pasojë u copëtua.

“E pashë makinën të shkojë tërësisht përtej rrugës”, i  tha dëshmitari policisë.

Autoritetet e Reggio-s, të koordinuara nga prokurori i Reggio-s Calogero Paci, janë aktualisht në kontakt me amabasadën shqiptare në Itali. Katër viktimat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 32-vjeçari u dërgua në spital. Hetuesit po përpiqen gjithashtu të kuptojnë se nga  ku ishte nisur familja shqiptare dhe ku kanë jetuar me saktësi pasi nuk është gjetur asnjë dokument në vend.

Ora 12:10
Aksidenti tragjik në Itali, kush janë viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën

1667214645_it.JPG

Katër viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali janë Shane Hyseni, 22 vjece dhe djali i saj 2 vjec, Mattias Lame.

Nga përplasja e makinës me një shtëpi të pabanuar, vdiqën motra dhe vëllai i 22-vjecares, të identifikuar si Rejana Hyseni, 8 vjece dhe Resat Hyseni, 11 vjec. Të gjithë banonin në Reggio Emilia.

Ndërsa shoferi i automjetit, partneri i Shane Hysenit, mbeti i plagosur. Aktualisht është në terapi intensive në spitalin e Parmës pasi ndodhet në gjendje kritike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 01/11/2022 07:27

    Shkuan të mos ktheheshin më, atje ku do gjenin një jetë më të mirë. Nuk paragjykoj, por besoj se ka ndjekur trafikun shqiptar, ku të gjithë nxitojnë e nuk ndjekin rregullat. Me 3 fëmijë, ku të shpie mushka? Si nuk mendojnë kur ngasin makinën? Ndonëse jo të gjithë, por shumë në Shqipëri, nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, nuk vënë rrypin e sigurimit por bëjnë sikur e vënë, nuk mendojnë për veten, për fëmijët e tyre. Pashë shumë shoferë gjatë verës, burra e gra, që nuk lidhnin fëmijët, pa le kur ndonjë mik a shok të merrte në makinë, dhe ne vinim rripin, talleshin...mos e vër thonin. O shqiptarë, sa bombardoheni për natë me politikë, kërkoni nga TV të kenë një program për rregullat e qarkullimit, në kohën kur të gjithë mund ta shohin, kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për të rinjtë. Keqardhje për humbjen e jetës të këtyre fëmijëve dhe gruas së re. Uroj të kenë forcë prindërit ta përballojnë. Nëna do mallkojë veten që solli vajzën në Itali, me këtë burrë të papërgjegjshëm.

    Përgjigju
  • Ali: 31/10/2022 11:02

    Babai ndonje 20 vjeçar me femine ne makine nget makinen me shpejtesi sketerre. Dhe vete shpeton per te pare pasojat e veprimeve tij.

    Përgjigju
    • But: 31/10/2022 11:57

      Don me lan zoti me vujt per kete krim qe ka kry se nuk ecet 200 km me femije brenda e sidomos naten

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?