Momente nga shpëtimi i emigrantëve

Tragjedi në Lampedusa, 280 emigrantë në bord të një varke në mes të Mesdheut në temperatura ekstreme, 7 të vdekur nga i ftohti

25 Janar 2022, 09:38| Përditesimi: 25 Janar 2022, 09:42

  • Share

Shtatë janë viktimat e zbarkimit të fundit të 280 emigrantëve, kryesisht nga Bangledeshi dhe Egjipti, që ndodhi gjatë natës së kaluar në Lampedusa. Në gomone janë gjetur tre kufoma, nga ushtarët e Policisë Financiare dhe të Kapitenerisë së Portit, në momentin e shpëtimit.

Katër migrantë të tjerë vdiqën pak para se të mbërrinin në kontinent. Të gjithë kanë humbur jetën nga hipotermia. Varka ishte parë rreth 24 milje larg brigjeve të Lampedusa-s kur u bë e mundur shpëtimi.

“Një tjetër tragjedi, edhe një herë vajtojmë viktimat e pafajshme – thotë kryebashkiaku i Lampedusës Linosa Toto Martello – këtu vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë mes njëmijë vështirësish, pavarësisht se qeveria italiane dhe Europa duket se kanë harruar Lampedusën dhe Lampedusanët. Por ne nuk mund të vazhdojmë vetëm për shumë më gjatë”.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?