Përballja e 22-vjeçarit me demin

Bota

Tragjedi në Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

26 Gusht, 19:06| Përditesimi: 26 Gusht, 19:08

  • Share

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një dem që peshon rreth 700 kilogramë.

Manuel Maria Trindade ishte pjesë e një shfaqjeje tradicionale portugeze, kur vendosi të përballej me kafshën. Sipas raportimeve nga mediat lokale dhe ndërkombëtare, ai iu afrua demit dhe tentoi ta kontrollonte duke e kapur nga brirët, një manovër e rrezikshme.

Por demi reagoi me dhunë, duke u përplasur me shpejtësi mbi të riun, e duke e hedhur në ajër për ta përplasur më pas me forcë në murin anësor të arenës.

Trindade mbeti i shtrirë pa ndjenja, ndërsa spektatorët mbetën të shokuar.

Ndihma e parë, 22-vjeçarit iu dha në vendngjarje, përpara se ai të dërgohej me urgjencë në spital. Aty u vendos në koma artificiale, por fatkeqësisht ndërroi jetë brenda 24 orëve, si pasojë e dëmtimeve të parikuperueshme në tru.

Tragjedia nuk përfundoi me kaq. Një tjetër viktimë u shënua nga radhët e publikut. Një 73-vjeçar, i cili po ndiqte ngjarjen nga shkallët e arenës, humbi jetën pasi pësoi atak, dyshohet nga shoku emocional i momentit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?