Foto: Policia malazeze

Kosova & Rajoni

Tragjedi në Mal të Zi, babai vret vajzën 2 vjeçe dhe veten

24 Korrik, 14:07| Përditesimi: 24 Korrik, 14:08

  • Share

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Golija të Malit të Zi.

Sipas mediave malazeze, babai 34-vjeçar me iniciale Z.D. vrau me armë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas veten.

Krimi ndodhi pasi autori ishte përfshirë fillimisht në një sherr me bashkëshorten e tij. Ai ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes mbrëmjen e së mërkurës, dhe më pas mori vajzën duke u larguar nga shtëpia.

Trupat e pajetë të 34-vjeçarit dhe vajzës së tij 2-vjeçare u gjetën nga babai i autorit. Ky i fundit njoftoi policinë se kishte konstatuar trupat e pajetë të të birit dhe mbesës.

Mjekët që shkuan në vendngjarje konstatuan vdekjen e të dyve, ndërsa grupi hetimor doli në konkluzion se e mitura ishte vrarë nga babai, ndërsa ky i fundit më pas kishte kryer vetëvrasje.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?