Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Gadishullin Jukatan të Meksikës.
Aksidenti ndodhi në një autostradë të populluar të Meksikës, midis Meridës dhe Campeche ku 15 pasagjerët e një rimorkioje mbetën të vdekur pas përplasjes me dy automjete të tjera që çoi në shpërthimin e një zjarri të madh.
Pamjet e publikuara në media sociale tregojë trupat e viktimave të shtrirë në rrugë ndërsa flakët janë të mëdha.
Në rrjetin social “X”, ka reaguar dhe Guvernatori i Jukatanit, Joaquin Diaz Mena, i cili shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe thekson se ekipet e emergjencës dhe ato shëndetësore janë në gadishmëri të plotë.
“Me hidhërim të thellë, morëm lajmin për aksidentin e trishtueshëm që ndodhi këtë pasdite në autostradën Mérida-Campeche, ku për fat të keq humbën jetën 15 persona.
Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjet e prekura gjatë këtij momenti të dhimbshëm.
Që nga raporti i parë, shërbimet e emergjencës, sigurisë dhe shëndetësore kanë qenë në gatishmëri për të ofruar ndihmë të menjëhershme”, shkuhet në postimin e Joaquin Diaz Mena.
Komente
