Sport

Tragjedi në ndeshjen e kampionatit 9x9 në Tiranë/ Futbollisti ndahet nga jeta pasi pëson atak kardiak

15 Prill, 22:59| Përditesimi: 16 Prill, 14:30

  • Share

Një tjetër tragjedi në fushat e futbollit shqiptar, pas asaj që ndodhi me Rafael Duamenën. Ndeshja e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ngushéllime: 16/04/2025 00:06

    Ngushéllime nje dite zie per futbollin dhe cilesine e tij !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?