Më shumë se 100 persona janë mbytur në shtetin Kwara të Nigerisë, pasi një varkë me disa familje që po ktheheshin nga një dasmë u mbyt në lumin Niger.
Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar detajet në lidhje me aksidentin në Kwara, ku një varkë që po transportonte dhjetëra familje që ktheheshin nga një dasmë u përmbys.
Zëdhënësi i policisë së zonës deklaron se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë shpallur të humbur, teksa 100 të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit.
Mbytjet e varkave në lumenjtë e Nigerisë janë të shpeshta dhe kjo për shkak të amortizimit të tyre dhe numri të madh të pasagjerëve që transportojnë.