Foto ilustrim

Kronikë

Tragjedi në Pogradec, rrufeja godet çobanin 47-vjeçar dhe 20 bagëti

5 Gusht, 10:52| Përditesimi: 5 Gusht, 10:55

  • Share

Një çoban ka humbur jetën në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi u godit nga rrufeja.

47-vjeçari L.Ç. po ruante bagëtitë kur u godit nga rrufeja. Po kështu, kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë Pogradec:

Rreth orës 10:00, dyshohet se si goditet nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtinë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Edhe, si kanë pasur ngordhur rreth 20 krerëve bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e ngjarjeve.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?