Tragjedi në qëndrën stërvitore të Flamengos, zjarri u merr jetën 10 të rinjve (VIDEO)

8 Shkurt 2019, 12:55| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 13:17

  • Share

Tragjedi në Brazil në qëndrën stërvitore të klubit të futbollit Flamengo. Ka rënë një zjarr i madh  në sektorin ku qëndronin të rinjtë dhe për momentin flitet për 10 persona të vdekur dhe 3 të lënduar ku njëri prej tyre është në gjëndje më të rëndë. Identiteti i atyre që kanë humbur jetën nuk bëhet ende i ditur por bëhet fjalë për të rinj të moshave nga 14 deri në 17 vjeç. 
Pjesa ku ra zjarri përdorej për të qëndruar të rinjtë aspirant për tu bërë futbollistë që vinin nga qytetet e tjera në Rio De Janiero. Zjarri ka rënë në orën 05:17 të mëngjesit me orën lokale dhe rreth orës 07:20 flakët janë vënë nën kontroll por për dhjetë prej të rinjve ishte shumë vonë pasi ata nuk mundën të mbijetonin. Qëndra sportive e Flamengos njërit prej klubeve më të famshme në Brazil është ndërtuar në vitin 2014 dhe zgjeruar përpara një viti. Nga një xhevahir siç konsiderohej kjo qëndër stërvitore tashmë është kthyer në një gërmadhë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?