Pamje nga vendngjarja dhe viktimat

Tragjedi në Tajlandë, dhëndri vret nusen dhe 3 të tjerë

27 Nëntor 2023, 11:11| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 11:18

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, pasi një ish-ushtar tajlandez ka qëlluar për vdekje nusen e tij dhe 3 persona të tjerë para se të kryente vetëvrasje në ditën e dasmës. Lajmin e ka konfirmuar policia për prestigjiozen BBC News.

29 vjeçari Chaturong Suksuk dhe 44 vjeçarja Kanchana Pachunthuek u martuan të dielën në verilindje të Tajlandës. Sipas raportimeve, ai u largua nga ceremonia papritur, për t’u kthyer me një armë zjarri me të cilën qëlloi për vdekje nusen e tij të re, vjehrrën dhe kunatën, teksa plumbat i morën jetën dhe një të ftuari.

Personat e pranishëm në ceremoni tregojnë se 29 vjeçari pati një debat me bashkëshorten, e cila ishte disa vjet më e madhe se ai.

Chaturong ishte një atlet paraolimpik. Vitin e shkuar ai fitoi medalje të argjendtë në not në Lojërat Aziatike që u mbajtën në Indonezi, teksa ishte në listën e pjesëmarrësve dhe në Ëorld Abilitysport Games që do të mbahen muajin e ardhshëm në Tajlandë.

29 vjeçari kishte humbur njërën nga këmbët teksa shërbente në këmbësorin e ushtrisë tajlandeze, në një mision për ruajtjen e kufirit.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 27/11/2023 11:42

    A do i importoni edhe vrasjet nga Tajlanda ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?